PSG dhe Man City mësojnë çmimin e Allan, ja sa kërkon Napoli

Mesfushori i Allan ka përfunduar në radarin e gjigantëve evropian si Paris Saint Germain e Manchester City.

Sport

18/01/2019 18:47

Pas interesimit të madh ndaj tij, skuadra e Napolit ka bërë të ditur se ta është shuma e kërkuar për ta liruar lojtarin.

Sipas “Le10sport”, nënkampionët e Italisë kërkojnë hiq më pak se 120 milionë euro për mesfushorin Allan, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Francës janë duke kërkuar një mesfushor qendror në janar, pasi Rabiot ka bërë të ditur se do të largohet, dhe emri kryesor është ai i Allan.

Njësoj është situata edhe tek “Citizens” të cilët janë në kërkim të një zëvendësuesi të duhur për Fernandinhon. Mbetet të shihet nëse ndonjëra skuadër do të paguaj këtë shumë të kërkuar nga Napoli. /Lajmi.net/