PSG dhe Man City mbeten në Champions

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini ka njoftuar se PSG dhe Manchester City nuk do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve, nëse shpallen fajtorë për shkeljen e rregullave të Fair-Playt Financiar.

Sport

24/04/2014 17:13

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini ka insistuar se Paris Saint-Germain dhe Manchester City nuk do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve, edhe nëse shpallen fajtorë për shkeljen e rregullave të Fair Playt Financiar (FFP).

Gjiganti francez dhe ai anglez janë nën hetime nga Federata evropiane e futbollit, njësoj sikurse 76 skuadra tjera.

Rezultatet e hetimeve do të publikohen në fillim të majit.

Por, Platini ka premtuar se fajtorët do të ballafaqohen me sanksione të ashpra, mirëpo nuk rrezikojnë të përjashtohen nga garat evropiane.

“Vendimet e para do të vijnë në fillim të majit, por ju do të dëshpëroheni nëse kërkoni gjak dhe lot. Do të ketë sanksione të ashpra, por asnjë skuadër nuk do të përjashtohet nga garat evropiane”, deklaroi Platini për Le Parisien.