PSG – Bayern Munich, ja çfarë do të ndodhë sonte në super ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Neymar dhe Kylian Mbappe do të ballafaqohet me sfidën më të madhe pas ardhjes te skuadra nga Parc des Princes.

Sport

27/09/2017 10:21

Paris Saint-Germain ndeshet sonte me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve.

Dhe, skuadra franceze me dy përforcimet e reja, Neymar dhe Kylian Mbappe do të ballafaqohet me sfidën më të madhe pas ardhjes te skuadra nga Parc des Princes, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Neymar dhe Cavani u përplasën për ekzekutimin e një penalltie në duelin ndaj Olympique Lyon në Ligue 1, përcjell “lajmi.net”.

Por, ata së bashku me Mbappe do ta formojnë treshen e sulmit në duelin e madh kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/