PSG, 40 milionë funte për Januzajn

Kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain ofroi 15 milionë funte për yllin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, gjatë afatit kalimtar të janarit por ato u refuzuan nga gjiganti anglez. Mirëpo, drejtuesit e klubit nga Parc des Princes janë duke përgatitur një ofertë të re, marramendëse për 19-vjeçarin. PSG është i gatshëm të paguajë 40…

Sport

05/02/2014 23:34

Kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain ofroi 15 milionë funte për yllin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, gjatë afatit kalimtar të janarit por ato u refuzuan nga gjiganti anglez.

Mirëpo, drejtuesit e klubit nga Parc des Princes janë duke përgatitur një ofertë të re, marramendëse për 19-vjeçarin. PSG është i gatshëm të paguajë 40 milionë funte për transferimin e Januzajt, ka bërë të ditur Star Sport.

Mesfushori ofanziv në tetor të vitit të kaluar nënshkroi kontratë të re afatgjate në Manchester United me vlerë prej 30 mijë funtesh në javë.

Drejtori ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward refuzoi ofertën e parë të PSG’s për Januzajn duke bërë të qartë se futbollisti nuk është në shitje.

Mirëpo, trajneri Laurent Blanc refuzon të dorëzohet në shpresë për transferimin e kosovarit dhe është i bindur se mund ta josh të vjen në Paris.

Blanc shpreson të shfrytëzojë rezultatet e dobëta të Unitedit këtë sezon duke i ofruar Januzajt pagë prej 100 mijë funtesh në javë që do ta bënte atë një prej tinejxherëve më të paguar në botë.

Lajmi se një prej klubeve më të pasura në botë e kërkon Januzajn do të sjellë kokëçarje për menaxherin e Unitedit, David Moyes.

Ai beson se Januzaj mund të bëhet një prej yjeve të së ardhmes dhe do të luftojë për ta mbajtur në Manchester.