Pse Vetëvendosje po përpiqet ta bllokojë Trepçën në Kuvend?

Në seancën parlamentare ku po shqyrtohet në lexim të parë projektligji për Trepçën, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po qëndrojnë në sallë por nuk po marrin pjesë formalisht në vendimmarrje.

Lajme

07/10/2016 16:54

Sipas regjisë së Kuvendit, deputetët e VV-së nuk po e konfirmojnë as prezencën e tyre përmes mjeteve elektronike në seancë, por as nuk po votojnë në asnjë variant.

Ky veprim i deputetëve të Vetëvendosjes është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka sqaruar në disa aktgjykime se deputetët kanë obligim që gjatë pjesëmarrjes në seanca të votojnë qoftë pro, kundër apo të abstenojnë. /Lajmi.net/