Pse Unitedi “lutet” që sot Martial të mos i shënojë Liverpoolit?

Manchester United nga ora 17:00 në ‘Old Trafford’ pret Liverpoolin.

Sport

15/01/2017 16:58

Në formacionin startues për këtë ndeshje, Jose Mourinho ka vendosur edhe sulmuesin Anthony Martial.

Nëse ky i fundit shënon dy gola në derbi, Manchester Unitedit këto dy gola do t’i kushtojnë 8.6 milionë funte.

Unitedi në transferimin e Martial nga Monako në vitin 2015, kishte nënshkruar tre klauzola, përcjell lajmi.net.

Njëra nga këto klauzola, ka të bëjë me golat që francezi do të shënoi në fanellën e tyre.

Kur Martial shënon 25 gola për Unitedin, skuadra angleze i detyrohet asaj franceze me 8.6 milionë funte, dhe deri më tani 23 vjeçari, ka shënuar 23 gola.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6