Pse u bashkuan dy partitë demokristiane të Kosovës?!

“Në  institucionet tona është  problem të hasësh në ndonjë  demokristian, pasi thjesht  ka qenë një mision i caktuar për shkatërrimin e ketij subjekti”, deklaron  Emanuel Demaj, sekretar i përgjithshëm i PSHDK-së,  për lajmi.net.

Lajme

10/02/2016 19:35

Demokristianët e Kosovës janë bërë bashkë. Të ndarë në dy parti politike gati dhjetë vjet më parë, ata vendosën të bashkohen sërish.

Dikur demokristianët e drejtuar për shumë vjet nga akademik Mark Krasniqi dhe ata të drejtuar nga ish ministri i Transportit, Zef Morina, ishin ndarë në dy parti. Madje ato ishin ose në Parlament ose në Qeveri, raporton lajmi.net.

Por ka vite që ato nuk janë askund edhe pse Partinë Shqiptare Demokristiane (PSHDK), e drejtonte Krasniqi e atë Demokristiane për Integrim (PDKI) e drejtonte Morina.

Por ata vendosën të bashkohen sepse e vlerësojnë se ky ka qenë  momenti i fundit për demokristianët.

“Të gjitha subjektet politike e kanë pasur pikësynim shkatrrimin e një subjekti demokristian,duke mos respektuar asnjë marrëeshje si parazgjedhore, apo çfardo qofshin ato”, thotë Emanuel Demaj, Sekretar i Përgjithshëm i PSHDK-së.

“Demokristianet kanë qenë të sulmuar dhe të nëpërkëmbur  që nga  vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova”, thotë Demaj për lajmi.net.

 

PSHDK e PDKI

Ai thotë se bashkimi  i dy partive është bërë nën akronimine  PSHDK-së, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e ndërrimit të  emrit në të ardhmen.

“Jemi pak para zgjedhjeve brenda partisë, ku së shpejti besoj se do të shpallim edhe zgjedhjet nëpër degë dhe bashkësi të degëeve. Tani është  kryetar Dr. Ukë Berisha dhe pastaj zgjedhjet dhe Kuvendi qëndror i partisë do të vendos se kush do të jetë kryetar i partisë”, thotë Demaj për lajmi.net.

Synim i tyre është rikthimi i zërit të fuqishëm që PSHDK-ja ka pasur dikur, qoftë edhe duke e mposhtur propagandën serbe e cila sipas tij, ka qenë shumë e fuqishme duke portretizuar Kosovën si vend fundamentalist.

“Ne si demokristianë kemi bërë të pamundurën dhe kemi arritur t’i bindim miqtë tanë ndërkombëtarë  se Kosova është  një vende tolerant dhe vend ku mbretëron  toleranca ndërfetare e ku  nuk ka asnjë lidhje me ekstremizëm e terrorizëm”, deklaron Demaj.

Ai e mohon se bashkimi i partive është bërë përshkak të mundësisë së zgjedhjeve të reja.

“Në  institucionet tona është  problem të hasësh në ndonjë  demokristian, pasi thjesht  ka qenë një mision i caktuar për shkatërrimin e ketij subjekti”, deklaron  Demaj për lajmi.net.

“Po e  them hapur dhe pa ngurruar,sepse katolikët janë komuniteti më i shkelur në Kosovë sot në Qeverinë e Kosovës,  nuk ke asnjë ministër shqiptar katolik”.

Sekretari i përgjithshëm i PSHDK-së, Emanuel Demaj, thotë se  derisa minoriteteve u  dhurohën poste dhe mbrohen me ligj, demokristianët gënjehen e përdhosen nga Qeveria, prandaj ata janë bërë bashkë që të kenë  përfaqsuesit e vetë në Kuvendin e Kosovës./lajmi.net