Pse trajneri i Islandës e ftoi shahistin e madh në bankinë në përballjen me Ukrainën?

Islanda mori një pikë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror në udhëtim ndaj Ukrainës, duke luajtur barazim 1:1.

Sport

09/09/2016 17:10

Trajneri i Islandës, befasoi të gjithë kur për këtë ndeshje në bankinë ftoi edhe shahistin e madh islandez, Margier Petursson.

Petursson nga trajner i Islandës nuk u përdorë për ndonjë taktik apo motivim për lojtarët, por si një “spiun”.

Duke ditur se ai për shumë vite ka jetuar në Ukrainë, trajneri Hallgrimsson e ftoi atë në bankinë, për t’i treguar gjithçka që rivali i tij, Andry Shevchenko, iu thoshte lojtarëve, përcjell Lajmi.net nga mediet kroate.

Duket se kjo gjë i funksionoi trajnerit të Islandës, që nuk doli duarbosh nga kjo përballje.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4