Pse tradhtojnë burrat dhe çfarë mund të bëni ju në lidhje me këtë

Zakonisht grave që ju ndodh t’i tradhtojnë burrat, e pyesin veten, “Nëse s’ishte i lumtur, pse thjesht nuk iku?”

Lifestyle

26/02/2016 16:06

Por, ajo çfarë ndodhi, sipas psikologëve, nuk ka të bëjë fare me tu, transmeton lajmi.net.

Kjo pyetje në vete përmban një supozim të gabuar: që ai nuk ishte i lumtur. Më saktë, që nuk ishte i lumtur me ty.

S’ka rëndësi sa shumë gabime të duket se ke bërë gjatë lidhjes, sa peshë ke shtuar, sa je ankuar etj. Një burre inteligjent dhe me vetëbesim do fliste për të gjitha problemet e një lidhjeje. Dhe nëse nuk do dilte asku me diskutime ai do lagohej.

Por ai nuk e bëri? Përse?

Sepse nuk ishte i palumtur me ty. Sigurisht, nëse kapet do mundohet të justifikohet duke të të përkujtuar një gabim që ke bërë në vitin 1992. Por ajo është thjesht paniku që po flet.

Në fakt, ai ka harxhuar shumë kohë për t’u siguruar që ti mos ta kuptoje që po të tradhëton. Do të ishtë shumë herë më e lehtë nëse ai do largohej dhe të jetonte jetën beqare.

Kështu që, pse tradhëtojnë burrat? Ka të bëjë me vlerësimin për veten dhe miratimin e jashtëm. Ndoshta ti je munduar t’ia ngrisësh vetëbesimin duke i thënë shumë herë që duket mirë, sa qesharak ëshë edhe sa shumë kënaqesh me të.

Por nga të gjithë njerëzit, ai nuk do t’i besojë lëvdatave tua. Pse? Sepse ai mendon që është shumë i keq dhe ti je me të. Pse do t’i besonte gjykimit tënd? Ai duhet të jetë mjaftueshëm i mirë edhe me gra të tjera gjithashtu.

Kjo nuk e arsyeton sjelljen e tij kurrsesi. Të gjithë kemi probleme vetëbesimi por nëse jemi të rritur të përgjegjshëm dhe të pjekur i zgjidhim me veten, dhe jo të kërkojnë validim nga njerëz të tjerë të jashtëm, ajo është shenjë dembelie. Dhe pse do ta doje një dembel?

Çfarë duhet të bësh? Ke dy opsione:

1. Fale dhe rri me të.
2. Vendos që do një burrë të pjekur dhe me vetëbesim. Vendos që edhe pse nuk e gjen një menjëherë, nuk është një punë e madhe.

Preferohet opsioni i dytë, por është zgjidhja juaj. Kur e merr vendimin, hiqe dashurinë nga ekuacioni për pak kohë./lajmi.net