Pse sinqeriteti është gjithmonë gjëja më e mirë

Shumica nga ne shpeshherë gënjejmë për t’i shmangur situatat e ndryshme dhe i fshehim ndjenjat apo qëllimet tona të vërteta.

Fun

24/05/2017 20:14

Sidoqoftë, gënjeshtrat kanë çmimin e tyre, përderisa e vërteta është e paçmueshme.

Më poshtë i keni disa arsye se përse sinqeriteti është gjithmonë gjëja më e mirë:

– E vërteta gjithmonë do të del në shesh, prandaj duke gënjyer ju vetëm “blini kohë”, por në fund do të përfundoni më keq kur të zbulohet sesa nëse do ta thoshit të vërtetën në fillim

– Do të ndjeheni më mirë për veten nëse jeni të sinqertë dhe të hapur

– Tjerët do t’ju besojnë për gjithçka nëse jeni gjithmonë të sinqertë, dhe besimi është baza e çdo lidhje

– Tjerët gjithmonë do të kërkojnë këshilla dhe mendime të sinqerta nga ju

– Ju nuk keni nevojë të mbani mend një sërë gënjeshtrat. Gënjeshtrat gjithmonë shpijnë në gënjeshtra tjera për t’i fshehur ato të parat, e kësisoj vetëm e futni veten në telashe. /Lajmi.net/