Pse shtojnë në peshë çiftet e dashuruara? Shkencëtarët zbulojnë arsyet

Shkencëtarët kanë konfirmuar se të gjesh dashurinë të bën më të shëndoshë.

Lifestyle

21/03/2018 19:28

Një studim masiv zbuloi se ndonëse çiftet kanë tendencën të kenë një stil jete më të shëndetshme se kur janë beqar, ata janë më të shëndoshë.

Autorja kryesore e studimit Stephanie Schoeppe ka mbledhur të dhëna të dhjetë viteve nga 15 mijë studentë dhe zbuloi se çiftet në një lidhje të lumtur kanë rreth 5.8 kg peshë më shumë se moshatarët e tyre beqarë.

Universiteti “The Central Queensland” në Australi thotë se çiftet konsumojnë më shumë fruta dhe perime, dhe kanë tendencën të shmangin fast food, alkool dhe cigare.

Por shpërblimi për gjithë këtë zakon të mirë? Njerëzit në një lidhje marrin më shumë peshë pavarësisht se njësoj si beqarët bëjnë ushtrime fizike dhe bëjnë jetë sedentare.

Schoeppe mendon se njerëzit në një lidhje nuk e kanë dëshirën ti bëjnë përshtypje të tjerëve.

“Kur çiftet nuk dëshirojnë të duket tërheqës dhe të dobësohen për të tërhequr një partner, pasi ndjehen rehat duke ngrënë më shumë, apo më shumë ushqime me yndyrna dhe sheqer. Kur çiftet kanë fëmijë në shtëpi, kanë tendencën të hanë dhe ushqimet që lënë fëmijët”, thotë autorja.

Dr. Jeric Berge, i universitetit të Minnesota, thotë se darkat romantike, përkëdheljet në divan janë shkaku kryesor.

Mbrëmjet romantike shpesh vërtiten rreth ngrënies dhe pirjes së bashku, plus detyrimet si ushqimi i familjes, festat në mbrëmje do të thotë se ka mjaft shkaqe që mund të shëndoshesh bashkë me partnerin.