Pse shkurti këtë vit i ka 29 ditë?

Shkurti është muaji i dytë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 28 ditë në vitet normale dhe 29 ditë në vitet e brishta.

Fun

01/02/2016 19:14

Sipas specialistit të Observatorit Mbretëror, viti i brishtë ka për qëllim në njëfarë mënyre, t‘u japë kuptim ritmeve natyrore. Nëse një kalendar bazohet në ciklet natyrore të Diellit dhe Hënës ai nuk do të funksionojë, ndaj duhet ndërhyrje, raporton lajmi.net

Termi teknik i kësaj ndërhyrjeje është “faktori i rremë”. Pikërisht viti i brishtë është “një faktor i rremë”. Në Egjiptin e lashtë mësuan se bota nuk rrotullohet rreth Diellit çdo 365 ditë, por thuajse me një çerek dite më shumë, pra me rreth 6 orë më shumë.

Por në histori njihet edhe data 30 shkurt. Megjithëse teorikisht nuk figuron nëpër kalendare, ka pasur raste në ish-Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1931-1932 dhe një herë në Suedi në vitin 1712. /lajmi.net