Pse sëmuremi nga kanceri? Ja shkaqet kryesore të sëmundjes, ndaj të cilave ekspozohemi çdo ditë – Lajmi.net
Pse sëmuremi nga kanceri? Ja shkaqet kryesore të sëmundjes, ndaj të cilave ekspozohemi çdo ditë
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 19:41, 16 May 2017
Kanceret janë një grup i gjerë i sëmundjeve dhe në përputhje me rrethanat kanë një gamë të gjerë shkaqesh. Çdo kancer është i ndryshëm sipas biologjisë dhe patofiziologjisë. Të gjitha kafshët dhe madje edhe bimët janë të prekshëm nga kanceri.

Kanceri në nivel molekular:

Trupi përbëhet nga triliona qeliza të gjalla. Këto qeliza rriten, ndahen dhe vdesin në mënyrë të rregullt. Ky proces është i rregulluar fort dhe kontrollohet nga makineritë e ADN-së brenda qelizës. Tek fëmijët, qelizat normale ndahen shpejtë për të lejuar rritjen. Pasi personi bëhet i rritur, shumica e qelizave ndahen vetëm për të zëvendësuar qelizat e konsumuara ose të vdekura dhe për të riparuar dëmtimet tek të tjerat, transmeton lajmi.net

Kur qelizat e trupit në një vend të caktuar fillojnë të rriten jashtë kontrollit, ato mund të bëhen kancerogjene. Rritja e qelizave të kancerit është e ndryshme nga rritja normale e qelizave. Në vend të vdekjes, qelizat e kancerit vazhdojnë të rriten dhe të formojnë qeliza të reja, jo normale. Përveç kësaj, këto qeliza mund të sulmojnë edhe indet e tjera.

Qelizat e kancerit vijnë nga qelizat normale kur ADN-ja e tyre është e dëmtuar në kuadër të bërthamës. ADN-ja sëhtë në çdo qelizë dhe drejton të gjitha veprimet e qelizës, rritja, vdekja, sinteza e proteinave etj. Kur ADN-ja dëmtohet në një qelizë normale, qeliza ose riparon dëmin ose vdes.

Normalisht, trupi mbrohet nga kanceri nepërmjet metodave të shumta, të tilla si: apoptoza ose një proces me të cilin qelizat anormale vdesin sipas marrëveshjes së tyre, molekulat ndihmëse (disa polimeraza të ADN-së), plaken.

Në qelizat e kancerit, ADN-ja e dëmtuar nuk riparohet dhe qeliza vdes. Përkundrazi, ajo shkakton më shumë qeliza të tilla anormale me ADN jo normale. Këto qeliza të reja kanë të njëjtin ADN të dëmtuar të qelizes fillestare (mëmë) të kancerit.

Dëmtimi i ADN-së mund të trashëgohet nga prindërit ose mund të jetë problem spontan që ndodh gjatë jetës së një personi. Kjo quhet mutacion. Dëmtimi i ADN-së gjithashtu mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj toksinave të caktuara mjedisore, siç janë ato të pranishme në tymin e cigareve. Ka, megjithatë, faktorë të shumtë që mund të shkaktojnë kancer dhe është e vështirë të vihet në dyshim shkaku i saktë, shkruan lajmi.net

Mutacionet: 

Mutacionet janë rast i shpeshtë i kancerit dhe ndodhin për shkak të gabimit të një qelize dhe kjo shkakton akumulimin e gabimeve me shpejtësi në qelizë dhe pasardhësit e saj.

Gjithashtu, mutacionet dërgojnë sinjale të gabimit tek qelizat e afërta të shëndetshme (kështu përhapet kanceri në qeliza).

Ato lejojnë që qelizat të lëvizin dhe kështu të prishin edhe qelizat më të shëndetshme larg nga vendi kryesor i origjinës.

Ato e bëjnë qelizën të pavdekshme, përkundër qelizave të shëndosha të cilat vdesin, qelizat jonormale, nuk vdesin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), faktorët që ndikojnë në rrezikun e kancerit janë:

Përdorimi i duhanit
Përdorimi i alkoolit
Mbipesha dhe obeziteti
Faktorët diabetik, duke përfshirë futjen e pamjaftueshme të frutave dhe perimeve
Pasiviteti fizik
Infeksionet kronike dhe heliobakterët, virusi i hepatitit B (HBV), virusi i hepatitit C (HCV) dhe disa lloje të virusit të papillomës njerëzore (HPV)
Rreziet mjedisore dhe profesionale duke përfshirë rrezatimin jonizues dhe jo-jonizues.

Agjentët që shkaktojnë kancer:

Karcinogjenet kimike:

Disa kimikate dhe toksina mjedisore janë përgjegjës për ndryshimet në ADN normale qelizore. Substancat që shkaktojnë mutacione të ADN-së njihen si mutagjene dhe mutagjenet që shkaktojnë kanceret njihen si kancerogjene.

Substancat e veçanta kanë qenë të lidhura me lloje të veçanta të kancerit. Pirja e duhanit është e lidhur me shumë forma të kancerit dhe shkakton 90 për qind të kancerit të mushkërive. Në mënyrë të ngjashme, ekspozimi i zgjatur ndaj fibrave të asbestit shoqërohet me mesothelioma.

Duhani është i lidhur me kanceret e tjera, të tilla si në laring, kokë, qafë, stomak, fshikëz, veshkë, ezofag dhe pankreas, pasi përmban kancerogjene të tjera të njohura përfshirë nitrosaminat dhe hidrokarburet aromatike policiklike.

Rrezatimet jonizuese:

Rrezatimet për shkak të gazit të radonit dhe ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit ultravjollcë nga dielli mund të çojnë në melanomë dhe lloje të tjera të kancerit të lëkurës. Terapia e rrezatimit e dhënë për një lloj kanceri gjithashtu mund të shkaktoj një lloj tjetër të kancerit. Për shembull, ata që marrin terapinë e rrezatimit të gjoksit për limfomat mund të zhvillojnë më vonë kancerin e gjirit.

Infeksionet virale dhe bakteriale:

Disa kancere mund të shkaktohen nga infeksionet me patogjene. Infeksionet e ndryshme si Hepatiti B dhe C shkakojnë kancerin e mëlçisë dhe ndikojnë në lloje të tjera të kancerit. Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga prekja me virusin Human Papilloma. Epstein Barr shkakton Limfomën e Burkitt dhe kancerin në stomak. Kanceri në stomak mund të shkaktohet edhe prej infeksionit të Helikobakterit Pylori.

Kanceri gjenetik ose i trashëguar:

Shembujt e zakonshëm janë llojet e kancerit të gjirit. Ka raste të tilla kur qelizat e sëmura me kancer mund të trashëgohen edhe nga prindërit.

Ndryshimet hormonale:

Në mesin e ndryshimeve hormonale janë ndryshimet në nivelin e hormoneve femërore të estrogjenit. Estrogjeni i tepërt nxit kancerin e mitrës.

Mosfunksionimi i sistemit imunitar:

Imuniteti i dëmtuar, përfshirë edhe infektimin me HIV, çon në disa kancere, duke përfshirë sarkomën e Kaposiut, limfomën jo-Hodgkin dhe malignancies të lidhura me HPV, të tilla si kanceri anal dhe i qafës së mitrës./Lajmi.net/ 

 

 

 

Fjalët kyçe: Kanceri, shkaktarët

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble