Pse rusët nuk buzëqeshin kurrë?

Kjo sigurisht tingëllon si një paragjykim i madh, por lexoni tutje për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Bota

04/06/2016 03:09

Kuba Krys, një psikolog në Akademinë e Shkencave në Poloni, kohëve të fundit ka publikuar një studim për “shmangien e pasigurisë”.

Ky term në fakt nënkupton se njerëz të shoqërive të ndryshme ndjejnë ankth në situata të cilat janë të pasigurta.

Kjo karakteristikë është më e shprehur në shoqëritë e mbyllura politikisht, ku respektohet shkolla, aty ku gjithçka është e struktuaruar sidomos rreth shkencës dhe normave të forta sociale.

Në vendet ku korrupsioni ka prevalencë më të madhe dhe shërbimet civile janë më pak të qëndrueshme.

Prandaj, ky hulumtim argumenton se të buzëqeshësh në vende të tilla nuk do të mirëpritej mirë dhe do të dukej e papërshtatshme.

Për ta testuar këtë, në hulumtim u pyetën qindra persona në 44 vende për të gjykuar fytyrat e buzëqeshura dhe ato jo të buzëqeshura.

Rezultatet treguan se njerëzit nga Rusia, Japonia dhe Irani, fytyrat e buzëqeshura i vlerësuan si më pak inteligjente dhe më pak të ndershme.

Kjo është një teori interesante, por në studim ceket se në këtë mund të luajë rol edhe gjinia dhe kultura dhe se mostra nuk është përfaqësuese e plotë e të gjitha kulturave./arbresh.info