Pse Roma është e pamposhtur?

Roma është në ndjekje të rekordit prej dhjetë fitoreve të njëpasnjëshme në nismë të Serie A. Nëse fiton edhe kundër Chievos të enjten, skuadra e trajnerit Rudi Garcia do të bëjë atë që nuk e ka bërë askush më parë në histori të futbollit italian. Shumëkush është befasuar me nismën e mrekullueshme të Giallorossëve këtë…

Sport

30/10/2013 18:40

Roma është në ndjekje të rekordit prej dhjetë fitoreve të njëpasnjëshme në nismë të Serie A. Nëse fiton edhe kundër Chievos të enjten, skuadra e trajnerit Rudi Garcia do të bëjë atë që nuk e ka bërë askush më parë në histori të futbollit italian.

Shumëkush është befasuar me nismën e mrekullueshme të Giallorossëve këtë sezon që tani kanë krijuar pesë pikë epërsi ndaj Juventusit dhe Napolit.

Por, ku qëndron sekreti i Romës? Përgjigjet në këtë pyetje është munduar ta sjellë CNN që ka publikuar pesë arsye pse Roma është e pandalshme deri më tani këtë edicion.

1. Puna e Madhe e trajnerit Rudi Garcia. “Claurio Ranieri kohë më parë ka thënë se të jesh trajner i Romës është puna më e vështirë në botë, pikërisht për shkak të klimës rreth klubit dhe jashtë tij”. Por, Garcia është përshtatur për mrekulli në ambientin e ri.

2. Hyrje-daljet gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas CNN, shitja e Lamelas, Marquinhosit dhe Osvaldit të përcjella me ardhjen e Gervinho, Ljajic, Strootman, Benatia dhe De Sanctis kanë kontribuar në krijimin e një skuadre të fuqishme dhe të uritur për fitore.

3. Mbrojtja e fortë. Statistikat flasin më së miri, vetëm një gol i pranuar në nëntë ndeshje të deritashme në Serie A.

4. Francesco Totti. Rëndësia e kapitenit (3 gola dhe 6 asistime), por mbi të gjitha kapaciteti i tij të jetë lider dhe udhëheqës në fushë.

5. Shpërthimi i Gervinhos. E kërkoi me ngulm Rudi Garcia dhe me paraqitjet e deritashme, ylli nga Bregu i Fildishtë është duke e bërë të pendohet ish skuadrën e tij Arsenal. Ai ka realizuar tre gola dhe një asistim.