Pse Reali e bleu Jamesin kur e ka Iscon dhe Di Marian?

Ish mbrojtësi i Real Madridit, Robert Jarni dyshon nëse klubi bëri mirë që transferoi James Rodriguezin kur në skuadër ka futbollistë si Isco dhe Angel di Maria.

Sport

03/08/2014 16:14

Ish mbrojtësi i Real Madridit, Robert Jarni ka shprehur habinë e tij për vendimin e gjigantit spanjoll për transferimin e James Rodriguezit për faktin se në skuadër janë edhe Isco e Angel di Maria.

Reali shpenzoi 80 milionë euro për blerjen e yllit kolumbian James nga Monaco. Mirëpo, Jarny ka dyshime të vogla rreth kontributit të Jamesit dhe beson se largimi i Iscos dhe Di Marias do t’i kushtojë shtrenjtë Carlo Ancelottit.

“Reali ka dy mesfushorë të mrekullueshëm ofanziv si Isco e James, andaj do të jetë shumë interesante të shohim se si do të luajnë”, deklaroi Jarni për “Goal”.

“Jam befasuar pse e kanë blerë Jamesin pasi tashmë e kanë Iscon e mos të harrojmë edhe Di Marian”, shtoi ai.

“Do të jetë shumë me rëndësi nëse largohet ose mbetet Di Maria. Nëse largohet do të jetë humbje e madhe për Realin”, përfundoi Jarni.