Pse ra çmimi i Bitcoin dhe kriptovalutave tjera? – Lajmi.net
Pse ra çmimi i Bitcoin dhe kriptovalutave tjera?
Autori: Lajmi.net Auto & TekKriptovalutat 17:58, 17 January 2018
Çmimi i Bitcoin që nga e hëna ka rënë deri në 20 për qind pasi rregullatorët në Korenë e Jugut përsëriten paralajmërimet se mund të ndalojnë tregtimin e kriptovalutave.

Të gjithë 100 kriptovalutat që janë të listuara lartë në ‘CoinMarketCap’, pësuan një goditje duke rënë në vlerë. Në një periudhë prej 10 orësh më shumë se 160 miliardë dollarë u tërhoqën nga vlera e tregut të kriptovalutave, duke theksuar luhatshmërinë e dukshme në treg.

Tregjet e kriptovalutave filluan të bien deri në orën 19:00 të ditës së martë, por çmimi i Bitcoin vazhdon të qëndrojë ende poshtë me 12 për qind, apo 20 për qind më pak se një javë më parë dhe më shumë se 40 për qind që nga dhjetori i 2017-së kur ishte në pikën më të lartë prej afër 20 mijë dollarë.

Vlera e Ethereum bie për 12 për qind, ndërsa Ripple, një kriptovalutë që gjatë vitit 2017 ishte rritur më 30 mijë për qind gjatë 2017-së, brenda javës së fundit ra me 40 për qind.

Në një intervistë me radio ‘TBS’, ministri i Financave të Koresë së Jugut, Kim Dong-yeon, tha se mbyllja e tregjeve kriptovalutave është ende një opsion, por masat e tilla do të duhej të kenë diskutonin ‘serioz’ në nivel qeveritar dhe kjo u dha tregtarëve shpresën se Seuli nuk do të ndalonte plotësisht tregtinë, por do të vendoste më shumë rregulla.

Koreja e Jugut është qendra më e madhe për tregtimin e kriptovalutave në nivel global, megjithatë blerësit e Bitcoin në Seul kanë paguar një çmim më të lartë në krahasim me pjesën tjetër të tregut botëror. Analistët sugjerojnë se rënia në volumin tregtar të Koresë së Jugut mund të tregojë se investitorët frustruar me çmime të fryra.

“Gjatë ditëve të fundit kapitali i tregtimit kanë rënë në Japoni dhe Kore të Jugut. Këtë mëngjes, kapitali i kriptovalutat në këto dy vende ra nën 30 për qind, duket sikur ata janë të lodhur nga çmimi i tepërt dhe për frikën se tregu mund të dal jashtë [kontrollit]”, tha për ‘Business Insider’, Mati Greenspan, analist në platformën tregtare ‘eToro’, përcjell Telegrafi.

Përveç Koresë së Jugut që kërcënon për një ndalim të kriptovalutave, qeveria kineze ka ndërmarrë një numër hapash për të kufizuar ekspozimin e ekonomisë së saj ndaj këtyre valutave, duke ndaluar ofertat fillestare të kriptomonedhave, duke i mbyllur shkëmbimet lokale dhe duke menduar për një ndalim të operacioneve të minierave Bitcoin.

“Investitorët duhet të jenë të përgatitur për të humbur të gjitha paratë e tyre. Bitcoin ka një vlerë jashtëzakonisht të paqëndrueshme, gjë që minon përdorimin si monedhë”, tha për ‘Bloomberg’, Steven Maijoor, kryetari i Autoritetit Evropian të Tregjeve dhe Letrave me Vlerë.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Berry Rush
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master