Pse qepët na bëjnë të qajmë?

Për disa njerëz, prerja e një cope qepë nuk është problem i madh, mirëpo për disa të tjerë ajo krijon një reaksion që përfshinë lot dhe diskomfort.

Fun

30/04/2016 18:02

Kujt duhet t’i vihet faji për këtë reaksion lotësh? Enzimat të cilat ndodhen në qepë, pas prerjes lirojnë një lloj gazi që kur bie në kontakt me sytë, formon acid sulfurik.

“Sa më e fortë të jetë enzima, aq më shumë lot do të keni”, ka thënë Irwin Goldman, doktor shkence i hortikulturës në Universitetin e Wisconsin-Madison.

Kjo do të thotë që qepët e kuzhinës, ato të verdhat janë qepët që shkaktojnë më shumë lot, ndërsa qepët e ëmbla e kanë fuqinë më të vogël, shkruan noa. Fatmirësisht, qepët janë të vetmet nga perimet që shkaktojnë reaksionin e të qarit, për shkak të përmbajtjes së tyre unike me sulfur.