lajmi.net

Pse po shtyhen zgjedhjet në LDK?

Zgjedhjet brenda partisë së LDK-së do të ishte dashur të përfundonin në vjeshtën e vitit të kaluar, por organizimi i tyre është shtyrë për pranverë. Në parti ka që thonë se kjo është më mirë për ta, mirëpo kjo është parë nga të tjerët edhe si përcaktuese e fituesit.

Lajme

09/01/2015 13:09

Nëse Isa Mustafa rikandidohet për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është vështirë të ndryshohet emri i kryetarit të kësaj partie. Veprimet e fundit të lidershipit të vjetër të LDK-së janë tregues i asaj se të rinjtë si Vjosa Osmani, Armend Zemaj apo Arben Gashi, nuk janë shumë të dëshiruar.

Kështu së paku thotë analisti nga KIPRED, Albert Krasniqi, i cili zgjedhjet brenda partive në Kosovë i sheh më shumë si inskenime sesa të vërteta.

Sipas tij, partitë politike bazuar në rregullat e KQZ-së, janë të obliguara të mbajnë Kuvend zgjedhor së paku çdo 48 muaj, me struktura të reja të partisë, ndërsa nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, KQZ parasheh edhe dënime.

“Si masë e menjëhershme, parashihet që përmes një vendimi të pezullohet nga regjistri ajo parti politike, e cila më pastaj obligohet që në një afat të shtuar prej 45 ditëve të mbajë Kuvendin zgjedhor. Kjo masë ndëshkuese për pezullim është dashur të shqiptohet edhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila në nëntor të vitit 2014 është dashur të përfundojë procesin e zgjedhjeve të brendshme, ndërsa ajo tek tani ka filluar”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Krasniqi vlerëson se përshtatja e periudhave për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, atëherë kur u përshtatet liderëve partiak, përveç tjerash dëmton garën e brendshme madje edhe mund të jetë përcaktuese për fituesin.

“Sikur zgjedhjet e brendshme në LDK të organizoheshin në afatin e paraparë, edhe gara do të ishe më e hapur dhe do të kishte konkurrencë më të madhe. Në këtë momentum, është e vështirë të garohet kundër një kandidati që mbanë edhe pozitën e kryeministrit të vendit, gjithmonë nëse z. Mustafa do të rikandidohet”, tha ai.

Sipas Krasniqit LDK duhet të hapet më shumë për gjeneratat e reja dhe t’i promovojë më shumë ato ekzistueset, pasi ka një kryesi të vjetruar të cilët vazhdimisht riciklohen në pozita të ndryshme.

Në anën tjetër, lajmi.net ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e LDK-së, Haki Rugovën, sipas të cilit është bërë më mirë që zgjedhjet janë shtyrë për në pranverë”.

“Ani de, më mirë në pranverë m’i mbajtë…Këto ditë marrim vendim”, ka thënë ai.

I pyetur se cili është mendimi i tij për demokracinë brenda këtyre zgjedhjeve, Rugova ka pohuar një gjë të tillë.

“Sigurisht që brenda këtyre zgjedhjeve gjithmonë ka pasur demokraci dhe do të ketë hala”.

“Nuk kam çfarë t’ju them më tutje, kur t’i shpallim zgjedhjet mund të më thirrni dhe do t’ju tregojë”, tha Rugova në lajmi.net.

Pse po shtyhen zgjedhjet në LDK?

Zgjedhjet brenda partisë së LDK-së do të ishte dashur të përfundonin në vjeshtën e vitit të kaluar, por organizimi i tyre është shtyrë për pranverë. Në parti ka që thonë se kjo është më mirë për ta, mirëpo kjo është parë nga të tjerët edhe si përcaktuese e fituesit.

Lajme

09/01/2015 13:02

Nëse Isa Mustafa rikandidohet për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është vështirë të ndryshohet emri i kryetarit të kësaj partie. Veprimet e fundit të lidershipit të vjetër të LDK-së janë tregues i asaj se të rinjtë si Vjosa Osmani, Armend Zemaj apo Arben Gashi, nuk janë shumë të dëshiruar.

Kështu së paku thotë analisti nga KIPRED, Albert Krasniqi, i cili zgjedhjet brenda partive në Kosovë i sheh më shumë si inskenime sesa të vërteta.

Sipas tij, partitë politike bazuar në rregullat e KQZ-së, janë të obliguara të mbajnë Kuvend zgjedhor së paku çdo 48 muaj, me struktura të reja të partisë, ndërsa nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, KQZ parasheh edhe dënime.

“Si masë e menjëhershme, parashihet që përmes një vendimi të pezullohet nga regjistri ajo parti politike, e cila më pastaj obligohet që në një afat të shtuar prej 45 ditëve të mbajë Kuvendin zgjedhor. Kjo masë ndëshkuese për pezullim është dashur të shqiptohet edhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila në nëntor të vitit 2014 është dashur të përfundojë procesin e zgjedhjeve të brendshme, ndërsa ajo tek tani ka filluar”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Krasniqi vlerëson se përshtatja e periudhave për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, atëherë kur u përshtatet liderëve partiak, përveç tjerash dëmton garën e brendshme madje edhe mund të jetë përcaktuese për fituesin.

“Sikur zgjedhjet e brendshme në LDK të organizoheshin në afatin e paraparë, edhe gara do të ishe më e hapur dhe do të kishte konkurrencë më të madhe. Në këtë momentum, është e vështirë të garohet kundër një kandidati që mbanë edhe pozitën e kryeministrit të vendit, gjithmonë nëse z. Mustafa do të rikandidohet”, tha ai.

Sipas Krasniqit LDK duhet të hapet më shumë për gjeneratat e reja dhe t’i promovojë më shumë ato ekzistueset, pasi ka një kryesi të vjetruar të cilët vazhdimisht riciklohen në pozita të ndryshme.

Në anën tjetër, lajmi.net ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e LDK-së, Haki Rugovën, sipas të cilit është bërë më mirë që zgjedhjet janë shtyrë për në pranverë”.

“Ani de, më mirë në pranverë m’i mbajtë…Këto ditë marrim vendim”, ka thënë ai.

I pyetur se cili është mendimi i tij për demokracinë brenda këtyre zgjedhjeve, Rugova ka pohuar një gjë të tillë.

“Sigurisht që brenda këtyre zgjedhjeve gjithmonë ka pasur demokraci dhe do të ketë hala”.

“Nuk kam çfarë t’ju them më tutje, kur t’i shpallim zgjedhjet mund të më thirrni dhe do t’ju tregojë”, tha Rugova në lajmi.net

LM