Pse po prishen PDK e LDK? (Video)

Partnerët e koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si duket nuk do ta vazhdojnë bashkëjetesën e tyre deri në fund të mandatit.

Lajme

19/04/2017 21:23

Arsyeja e bashkimit të dikurshëm në mes këtyre dy partive, sipas eksponentëve të këtyre dy subjekteve kanë qenë interesat shtetërore dhe vendimet e vështira.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për “Klan Kosova”, se nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, asnjë qeveri nuk punuar në kushte më të rënda se sa kryeministri aktual i Kosovës.

Megjithatë ai thotë se LDK nuk ia ka frikën zgjedhjeve.

“Ne kemi gatishmëri me shku deri në fund të mandatit, sikundër që kemi gatishmëri me shku në zgjedhje”, ka thënë Beqiri.

Kurse, deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se “rezultati i afron njerëzit, dhe dështimi i largon njerëzit”.

“Nëse nuk e dëshmojnë veten, vet koalicioni duhet të ofroj zgjidhje tjetër”, ka deklaruar Grabovci.

YouTube player