Pse po i frikësohet Shpend Ahmeti rinumërimit të votave?

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se egzistojnë mundësit e manipulimit gjatë numrimit të votave, ai ka thënë që nuk u beson LDK-së, apo PDK-së në numrim votash.

Lajme

23/11/2017 22:21

“Ne nuk kemi asnjë problem tjetër përpos mundsisë së manipulimit të votave në QNR, ne i kemi 12 vezhgues që qëndrojnë gjithë kohës duke vezhguar. Por une nuk mund ti besoj LDK-së apo PDK-së. Këtu normalisht që kemi dyshimet, sepse këtu ka dallavere dhe ne nuk do të lejojmë keqpërdorimet në rinumrim”, tha Ahmeti, në Klan Kosova.

Ai kërkon vëzhgim të plotë gjatë numërimit të votave.

“Ne duam që të kemi vezhgimin e plotë, ne duam ti kemi të gjitha inxhizimet nga kamerat qe kanë regjistruar procesin e numrimin”, tha Ahmeti.