Pse përdoret goditja e çekiçit në gjykatë?

I përjetësuar në filma dhe shfaqje televizive të panumërta, përdorimi i çekiçit të drurit në gjykatë është ekskluzivisht një praktikë origjinale amerikane.

Fun

22/08/2016 14:55

Sipas Stefën O’Nill, autori i një eseje mbi këtë temë, kjo praktikë vjen nga ritualet masonike.

Masoneria përdorte fundin mesjetar të muratorëve, ndërsa më vonë adoptoi edhe mjetet e tyre të punës për përdorime ceremoniale.

Në veçanti, duke qenë se çekiçi përdorej për të nxjerrë blloqet e gurit dhe latuar aty ku ishte e nevojshme, ai u shndërrua në një simbol që përfaqësonte fuqinë për të drejtuar dhe për të përfunduar një punë.

Për këtë arsye, gjatë mbledhjes në një llozhë, prania e një çekiçi simbolizonte autoritetin e mjeshtrit.

Shumë masonë dhe protagonistë të Revolucionit Amerikan, si Xhorxh Uashingtoni dhe Benxhamin Franklin, përdorën procedurat masonike në mbledhjet me rebelët dhe pasi fituan pavarësinë, edhe në organet legjislative dhe gjyqësore të shteteve të reja. /bota.al/