Pse nuk duhet t’i rrihni fëmijët

Një studim i ri ka zbuluar se rrahja e fëmijës suaj mund të jetë e dëmshme për sjelljen e tyre dhe të shkaktojë probleme afatgjata të shëndetit mendor.

Lifestyle

29/04/2016 04:55

Sipas studimit nga Universiteti i Teksasit, fëmijët që janë rrahur, në të vërtetë janë më pak të bindur dhe më shumë gjasa sfidojnë prindërit e tyre duke u sjellë keq.

Këta fëmijë në të ardhmen më shumë gjasa do të tregojnë tendenca anti-sociale, janë të pirur për të qenë agresiv dhe të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Rezultatet kanë dalë pas një studimi që ka zgjatur 50 vjet dhe janë analizuar 160,000 fëmijë. “Rrahja jep  të kundërtën e asaj çfarë duan të arrijnë prindërit”, ka thënë Andrew Grogan-Taylor, autori i studimit.

Rezultatet e këtij studimi vijnë më pak se një vit, pasi OKB sugjeroi që rrahja e fëmijëve të shpallej e jashtëligjshme. /tvklan.al