Pse nuk duhet të lejoni kurrë qenin t’ju lëpijë fytyrën

Mjekët britanikë kanë paralajmëruar se qentë mund të shkaktojnë infeksion të rëndë duke ju përkëdhelur me gjuhë në fytyrë.

Lifestyle

06/07/2016 16:00

Ky fakt vjen pas rastit të një 70-vjeçareje e cila ka përfunduar në spital për shkak të qenit të saj italian.

Mendohet se bakteret e dhëmbëve të qenit i kanë kaluar gruas, sepse ajo e llastonte duke e lejuar ta lëpinte në fytyrë.

Mjekët britanikë duke realizuar një analizë të detajuar kanë thënë se ajo nuk kishte probleme të tjera por ishte afër vdekjes nga infeksioni i shkaktuar.