Pse njё femёr e fal tradhtinё? – Lajmi.net
Pse njё femёr e fal tradhtinё?
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 0:52, 27 February 2017
Mёson qё tё ka tradhtuar dhe ndjen sikur diçka tё ka goditur nё kokё? Duhet ta kishe kuptuar kaq kohё nga shenjat qё kishte dhёnё, kur ti bёje sikur nuk shikoje.

Dhe tani, ndёrkohё qё tё bёn deklaratёn pёrfundimtare, ose e ke zbuluar vetё, fillon dhe bie nё mendime tё thella. Tё ndahesh dhe pёr muaj me radhё tё qash e tё qёndrosh e mёrzitur, apo ta falёsh dhe tё jetosh me dyshime çdo çast? Dhe e di çfarё ndodh zakonisht? E fal…dhe dёgjon pёr kohё me radhё qortimet e shoqeve, motrave dhe mamit. Por gjithsesi, nuk ke pse tё ndihesh keq, sepse nuk je e vetmja. Janё tё shumta femrat qё bёjnё tё njёjtёn gjё, edhe nuk flasim kёtu pёr ato qё janё tё martuara me fёmijё, por pёr shumё qё janё nё tё njёjtёn situatё me ty.

Arsyet pse ndodh kjo do i gesh mё poshtё:

Shpresa e ndryshimit. Ehhh, tё gjithё me atё shpresё jetojnё. Por megjithatё çasti kur ai vjen si ndonjё qenush qё ka bёrё faj dhe tё kёrkon falje, ty sigurisht qё tё pёlqen dhe rezultati ёshtё qё e fal sepse beson qё ai do  tё ndryshojё. E di çfarё? Nuk ka pёr tё ndryshuar dhe kёtё ta firmosim me 100 firma. Por ti nuk do ta besosh. Megjithatё e drejta pёr tё gabuar ёshtё e gjitha e jotja, nuk tё ndihmojmё dot.

Egoizmi. Ёshtё edhe ai egoizmi nё mes qё nuk tё lё tё dorёzosh armёt njёherё e mirё. Ka disa nga ato qё i venё qёllim vetes pёr ta bёrё atё tё dashurohet sёrish. Shpresojmё tё mos jeni pjesё e grupit qё mendon kёshtu. Dhe atje fillojnё ndryshimet, ngjyra dhe modeli i flokёve, palestra, stili etj.

Si t’i flak kёshtu kaq vite? Po, ёshtё e vёrtetё qё nёse jeni bashkё prej disa vitesh dhe ke kaluar tё 30-tat ёshtё e vёshtirё t’i japёsh fund njё lidhjeje. Megjihatё tё tё themi diçka? Asnjёherё nuk ёshtё vonё pёr njё njeri tё dashurohet sёrish. Askush nuk ka mbetur i vetёm, pёrveç rasteve qё ka qenё dёshira e tij. Sigurisht qё do tё kalosh njё periudhё vetmie, por mos harro qё gjithçka kalon.

Fiksimi, ky dreq! Ёshtё njё fenomen qё fatkeqёsisht shfaqet shpesh. Janё tё shumta ato femra qё nuk mund ta imagjinojnё veten pa njё mashkull. Bota e tyre shёmbet pa ta. Dhe e vёrteta e trishtё ёshtё qё kёto lloj femrash e kanё shumё tё vёshtirё tё shikojnё tё vёrtetёn, edhe sikur ta kenё para syve. Ndaj nuk dёshirojnё ndryshime dhe preferojnё tё heshtin.

Jeta sociale. Ёshtё njё nga gabimet mё tё mёdha qё shumё çifte bёjnё. Shoqёria e tepruar me shokёt e njёri-tjetrit. Me kalimin e viteve mёsohesh aq shumё me ta saqё harron shoqёrinё tёnde. Dhe nё rast ndarjeje humbja ёshtё e dyfishtё, sado qё diçka e tillё tё duket e padrejtё dhe e dhimbshme.

Fjalët kyçe: Femrat, Tradhëtia

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bike Rivals