Pse Nisma dhe Limaj po sillen si të ‘pavarur’ brenda koalicionin PDK-AAK-Nisma?

Nisma për Kosovën edhe pse është pjesë e koalicionit parazgjedhor së bashku me PDK-në e AAK-në, nuk po shfaqet në tubime më qytetarë së bashku më partnerët.

Lajme

26/05/2017 10:41

Zyrtarë të kësaj partie nuk janë parë në tubimet paraelektorale, që po zhvillojnë së bashku Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Ndërsa, që Nisma për Kosovën po ashtu ka mbajtur disa takime me strukturat e sajë dhe me përkrahës.

Veseli e Haradinaj kanë zhvilluar disa takime të përbashkëta ku kanë shpalosur programin e tyre qeverisës, para qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Në partinë e Fatmir Limajt janë shfaqur pakënaqësi lidhur në koalicionin parazgjedhor mes AAK-Nisma e PDK. Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën Jakup Kransiqi kishte thënë se më i natyrshëm do të ishte një koalicion mes AAK-Nisma e Vetëvendosjes se ai me PDK-në.

Lajmi.net ka provuar të marr një përgjigjeje nga zyrtarët e Nismës, por që të njëjtin nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim.

Të shtunën e kaluar Kadri Veseli e Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Rahovec. Po ashtu Veseli e Haradinaj, kanë mbajtur takim edhe me studentët e kolegjit UBT të hënën. Të mërkurën kanë vizituar fabrikën farmaceutike “TrePharm”. Ndërsa të enjten kanë zhvilluar një takim me disa të rinj, ekspert të Teknologjisë Informative.

PDK-AAK-Nisma kishin arritur marrëveshje për koalicionin parazgjedhor në orët e fundit të afatit ligjor për dorëzim të koalicioneve në KQZ. Ky koalicion për zgjedhjet e 11 qershorit ka të nominuar për kryeministër liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj./Lajmi.net/