Pse Molliqaj po i frikësohet hetimeve për Astrit Deharin?

Lëvizja Vetëvendosje, përmes sekretarit të saj, Dardan Molliqaj, ka kërkuar ndërprerjen e hetimeve për vdekjen e dyshimtë të aktivistit të saj, Astrit Dehari.

Lajme

10/11/2016 15:25

 

Molliqaj sot është munduar të argumentoi se është e pamundur që kjo strukturë e hetimeve të zbardh rastin. Madje, ai foli edhe në emër të familjes Dehari.

“Kjo është arsye thelbësore pse familja dhe Vetëvendosja nuk besojnë që duhet të bëhet përmes mjekoligjorëve pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve. Jemi të brengosur me administrimin e provave pa prezencën e mjeko-ligjoreve të pavarur”, tha Molliqaj në një konferencë për media.

Insistimi i Molliqajt për t’i ndalur këto hetime, vjen vetëm një ditë përpara se të bëhet publike një vizitë misterioze që ai ia kishte bërë disa ditë para vdekjes, tashmë të ndjerit Dehari në burgun e Prizrenit.

Në një raport të KMDLNj-së thuhet se Dardan Molliqaj e Sami Kurteshi me lejen e gjykatësit të procedurës paraprake e kishin vizituar Astrit Deharin.

Por, gjykatësi Vehbi Kashtanjeva, përmes zyrës së informimit ka thënë se nuk ka dhënë leje për Molliqajn dhe Kastratin që ta vizitojnë Deharin.

Gjykatësi Kashtanjeva ende nuk e ka sqaruar sesi ka qenë e mundshme që ata të hyjnë në burgun e Prizrenit pa lejen e autoriteteve.

Sot Molliqaj ka folur edhe për vizitën e tij që ia ka bërë të ndjerit Dehari derisa sa ishte në paraburgim.

Sipas tij, vizita ishte realizuar me lejen e gjyqtarit Vehbi Kashtanjeva.