Pse Microsoft e quajti Windowsin e ri ’10’ e jo ‘9’?

Microsoft zbuloi sistemin e ri operativ i cili vjen pas Windows 8, të cilin e quajti 'Windows 10'. Por, pse kompania kapërceu një numër që ishte vazhdim i versioneve të Windows dhe e emëroi atë me numrin '10'?

Auto & Tek

02/10/2014 20:49

Microsoft e emëroi sistemin e ri operativ ‘Windows 10’, pasi që koduesit e kompanisë ishin shumë përtac.

Kur Microsoft zbuloi Windows 10 këtë javë, reagimi i shumicës së njerëzve ishte shumë konfuz, për atë se pse nuk u quajt Windows 9 siç pritej, pasi që Microsoft zakonisht versionet pas Xp i ka radhitur në bazë të numrave.

Microsoft vë në dukje se linja e tij e versioneve të Windows do të ndryshohet kur produkti final të lansohet, dhe ky gjysmë-version i Windowsit siç duket nuk dukej i përshtatshëm për emrin Windows 9, transmeton Lajmi.net.

Sidoqoftë, një kodues nga Microsoft pretendon se arsyeja e vërtetë mund të jetë në kodim, një gabim në kodimin e Windowsit të ri.

Me fjalë të tjera, nëse sistemi do të shihte një version të Windowsit që fillon me numrin ‘9’, atëherë automatikisht do të përziheshin sistemet me Windows 95 ose Windows 98, dhe do të dërgonte në probleme shumë të mëdha.

Zgjidhja siç duket ka qenë për të injoruar emrin ‘Windows 9’. Natyrisht, qëllimi i Microsoft shihet edhe nga fjalët zyrtare të kompanisë, ku Terry Myerson tha: “Windows 10 përfaqëson hapin e parë të një gjenerate të gjerë të Windows, duke hapur eksperienca të reja për të ju dhënë klientëve rrugë të reja për të punuar, luajtur dhe lidhur”, transmeton Lajmi.net.

Versioni i ri i Windows është krijuar në mënyrë për t’i bashkuar të dy përvojat e Windows – 7 dhe 8, në një të vetëm, për të ju pëlqyer më pas të gjithë atyre që refuzuan ta instalojnë Windows 8.