Pse Messi është larg të tjerëve, e tregon më së miri ky asistim

Lionel Messi vazhdon të mahnitë në fanellën e Barcelonës.

Sport

19/08/2018 20:42

Ylli i “blaugranave” përveç golave që shënon, ka filluar angazhimin e tij edhe në asistime.

Në ndeshjen e zhvilluar dje kundër Deportivo Alaves, Lionel Messi doli në skenë me disa pasime maestrale.

Kujtojmë edhe deklaratën parasezonale të Ernesto Valverde ku trajneri potencon se Messi mund të luajë si mesfushor këtë sezon.

Në ndeshjen e djeshme 31 vjeçari shënoi dy gola dhe i siguroi fitoren skuadrës së Barcelones. Sezonin e kaluar Messi regjistroi në total 34 gola dhe 12 asistime.

Më poshtë keni videon me të gjitha pasimet “magjike” nga Messi në mbrëmjen e kaluar./Lajmi.net/

 


/Lajmi.net/