Pse meshkujt tradhëtojnë?

Përqindja e meshkujve që tradhëtojnë në krahasim me femrat është shumë më e lartë.

Lifestyle

12/02/2016 00:25

Në të vërtetë, studimet tregojnë se vetëm një në tre martesa është e bazuar në besim të ndërsjellë dhe në jetë intime të kënaqshme duke i mbijetuar kështu tradhëtisë.

Arsyet pse meshkujt tradhëtojnë janë më koncize, ndërsa për femrat tradhëtia lidhet me anën emocionale.

Ja cilat janë arsyet pse meshkujt tradhëtojnë:

Vetëm për seks: Kjo është arsyeja kryesore pse meshkujt tradhëtojnë. Sipas psikologëve, është më e lehtë për një mashkull të ketë marrëdhënie seksuale me ndonjë femër që nuk ndjen asgjë ndaj saj.

Martesë jo e lumtur: Një martesë jo e lumtur është shkaku tjetër që qon deri tek tradhëtia. Kur një mashkull nuk merr atë që dëshiron nga gruaja e tij, ai përqafon zgjidhjen më të lehtë që është një femër tjetër. Në vend se të analizojnë situaten dhe të mendojnë për një zgjidhje, meshkujt nguten dhe marrin “arratinë” që teorikisht do të thotë tradhëti.

Thjesht për ego: Meshkujt kanë shumë ego të brishtë. Edhe kur martesa apo lidhja e tyre shkon shumë mirë ata thjesht bëjnë lëvizje të pakontrolluara si shkak për të kuptuar nëse ende janë tërheqës ndaj seksit të kundërt.

Superioriteti: Sado që të jetë besnike një grua shpeshherë nuk i mjafton një mashkulli edhe ndonse është gabim për këtë gjë, ai përsëri vepron të njejten gjë. Mendimi se ai është superior ndaj partneres së tij, i shtyn meshkujt gjithmonë t’a dëshmojnë atë, madje edhe me tradhëti pa menduar mirë se dikush mund të lëndohet nga kjo lojë.

Këto janë arsyet kryesore pse meshkujt tradhëtojnë, por nuk do të thotë se të gjithë meshkujt janë të njejtë.

Këto janë prova gjenerale dhe asnjëherë nuk janë plotësisht të sakta./Lajmi.net