Pse llambat kursyese janë shumë të dëmshme për shëndetin? (VIDEO)

Derisa çdo ditë na këshillojnë që t’i zëvendësojmë llambat klasike me ato kursyese, një numër i madh ekspertësh paralajmërojnë që llambat kursyese duhet të përdoren sa më rrallë që të jetë e mundur dhe sa më larg nesh!

Lifestyle

27/01/2016 16:36

Bashkimi Evropian me direktivë kishte ndaluar prodhimin e llambave klasike për ndiçim, në këtë mënyrë duke detyruar që në tregun Evropian të prodhohen kryesisht llamba për kursim të energjisë (llamba me ndriçim të bardhë) edhe pse kishin informata se janë të dëmshme. Atëherë përse aq shumë insistohet në përdorimin e tyre?

Kursejnë energjinë, por jo edhe jetën tonë.

Disa hulumtues nga Berlini vërtetojnë se llambat me kursyese janë jashtëzakonisht të dëmshme. Këto llamba ndriçuese emitojnë fenol, naftalen dhe stilen – përbërës kancerogjen, të cilët në ekspozim afatgjatë mund të jenë fatal. Fenoli në organizmin tonë depërton nëpërmjet ajrit dhe në këtë mënyrë pengon punën e mushkërive dhe atë të zemrës.

Universiteti Haifa në Izrael, prej kohësh ka publikuar një studim sipas të cilit llambat kursyese mund ta rrisin përqindjen e femrave të sëmura nga kanceri i gjirit, sepse për dallim nga ndriçimi klasik i verdhë, këto llamba ndriçuese emitojnë në një far mënyre ndriçim ditorë, ashtu që vjen deri te çrregullimi i prodhimit të hormonit melatonin në organizëm, transmeton Femina.al.

Gjithashtu ka edhe paralajmërime se llambat e tilla shkaktojnë migrenë, kurse dermatologët kanë frikë në rritje të sëmundjeve të lëkurës.

A nuk është absurde që në ambalazhin e një eko prodhimi të qëndrojë paralajmërim se pas përdorimit është e nevojshme të hidhet si mbeturinë toksike?

Eko llambat janë mashtrim i vërtetë për njerëzit që kujdesen për ambientin jetësor. Dhe jo vetëm që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë, por, blerja e këtyre prodhimeve është edhe shumë më e shtrenjtë sesa e llambave klasike, komentojnë hulumtuesit nga Berlini.
Llambat e tilla prodhojnë “smog elektrik”, duhet të përdoren kryesisht në hapsira të ventiluara mirë dhe sa më larg kokave tona, paralajmëron eksperti Andres Kirhen.

Në rast të pëlcitjes së eko llambës kursyese, zhiva e cila gjendet në të, është shumë e rrezikshme për çdo gjallesë. Ekspertët gjithashtu thonë se në rast pëlcitje pjesa më e madhe e zhivës mbetet në llambë kurse vetëm një pjesë më e vogël del në ajr – sasi kjo e cila nuk mund të shkaktojë probleme për shëndetin.

Megjithatë, këshillojnë që nëse vjen deri te pëlcitja e llambës kursyese ti ndiqni këto rregulla:

  • hapni dritaret dhe lëreni dhomën tuaj të ajroset;
  • vendin në të cilin ka ndodhur pëlcitja, pastrojeni mirë dhe mbeturinat hidhni në mbeturina;
  • me ngjitës mund ti mbledhni copëzat e imëta që kanë mbetur dhe të njejtat gjithashtu të hidhen në mbeturina;
  • pjesët nga pëlcitja e llambës, nuk duhet të hidhen në shportën për mbeturina ku hidhen të gjitha mbeturinat, por në ndonjë vend tjetër të specializuar për mbeturina të rrezikshme;

Bashkimi Evropian në të gjitha vendet anëtare të saj, ka ndaluar llambat klasike nga 75 dhe 100 W (vat) ndërsa nga ky muaj do të ndalohen edhe ato 60 W. Deri në fund të vitit do të pushojnë së ndriçuari edhe ato më të voglat me 40 dhe 25W./Femina.al/

YouTube player