Pse lidhjet moderne të dashurisë po dështojnë me të madhe, tregon psikologu social

Lidhjet moderne të dashurisë janë bërë të vështira dhe kjo ka rezultuar që 42 përqind e martesave të përfundojnë me divorce e për këtë arsye ekspertët kanë hulumtuar thellësisht shkaqet.

Lifestyle

04/10/2017 20:14

Duke u bazuar mbi deklaratën e një profesori të psikologjisë sociale, ne jemi shumë idealist.

Eli Finkel, i cili unon në Universitetin Veriperendimor të Illinois, beson se ne presim shumë nga lidhjet romantike të dashurisë dhe kjo është gabim. Ne duhet t’i ulim në mënyrë drastike pritjet që të ndihemi të përmbushur, transmeton lajmi.net

Në librat e tij: “Gjithçka ose asgjë në martesë”, “Si funksionon martesa më e mirë”, Finkel spjegon se përceptimi dhe kuptimi i martesave ka ndryshuar ndër vite, duke na nxitur që të jemi më shumë kërkues ndaj partnerëve tanë.

Ideja është që të jemi më të lirë në raport me njeriun me të cilin kemi ndërtuar një lidhje të qëndrueshme dashurie dhe të mos e sforcojmë të bëjë gjëra të cilat nuk i pëlqen.

Ai këshillon komunikim me partnerin dhe shpenzimin e kohës kualitative me ta. Të ndani interesat së bashku dhe të mos ndikoni në jetën e njëri-tjetrit./Lajmi.net/