Pse lidhjet e dashurisë të ditëve të sotme janë më të ndjeshme?

Lidhjet e dashurisë moderne kryesisht karakterizohen me një sens të opurtinizmit, ku komforti personal është prioritet për individin.

Lifestyle

25/07/2016 18:36

Në një lidhje dashurie, harmonia dhe dashuria janë primare por shumë shpesh në një lidhje shfaqen edhe mosmarrëveshje, eufori dhe probleme të ndryshme, transmeton Klan Kosova.

Si pasojë e kësaj, shumë shpesh në çift nisin plasaritjet dhe vjen deri në një moment ku njëri nga partnerët fillon të kërkojë një dashuri të re.

Por sipas studimeve të fundit, lidhjet “moderne” të dashurisë janë shumë më të ndieshme dhe përfundojnë më ndarje më shpesh se sa lidhjet e dashurisë shumë vite më parë.

Më poshtë ju sjellim disa arsye se pse ndodh kjo:

Ne nuk jemi të përgatitur

Ne ngatërrojmë dashurinë me ndjenjat e tjera

Mosmarrëveshjet e shumta na sjellin në një udhëkryq

Presim rezultate të menjëhershme

Ne jemi të varur nga teknologjia

Nuk mund të qëndrojmë shumë gjatë në një vend

Jemi të frikësuar nga shumë gjëra

Ne jemi seksualisht më të pavarur

Nuk vlerësojmë lidhjet e dashurisë si diçka të shenjtë