Pse LDK-ja nuk arriti ta mbushte sot sallën “1 Tetori” ? (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vendosi që fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ta hap në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajme

21/09/2017 20:24

Në këtë sallë u paraqiten të gjithë kandidatët e kësaj partie për kryetar të komunave, i pranishëm ishte edhe kryetari Isa Mustafa.

E sikur partia e Mustafës deshi të tregoi fuqi në këtë zgjedhje, pasi që në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit doli subjekti i tretë, kjo sot tregoi të kundërtën.

Sallën që dikur LDK-ja e mbushte pa problem, sot dukej ndryshe. Salla “1 Tetori” nuk ishte e mbushur, kishte vende të lira sa të duash.

Po flasim për hapjen e fushatës, e që vetëm partive më të vogla mund t’ju ndodh që mos t’i mbushin, shkruan lajmi.net.

Entuziazmi dhe brohorimat ishin të zbehta si kurrë më parë për partinë e ish presidentit, Ibrahim Rugova. Dallimi me hapjen e fushatës të 11 qershorit ishte i madh. Nuk pati as rregullim të sallës siç kishte ndodhur në hapjen e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme.

Një fotografi nga kjo sallë nuk i ka pëlqyer fare as Astrit Haraqisë, dikur njeriut të afërt të Rugovës e tash kundërshtar i ashpër i Isa Mustafës.

Haraqija ka thënë se Mustafa sot nuk mundi ta mbushte as sallën “1 Tetori” në hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“O ik ik se na veç pa ty fitojmë, aman mos e prit 22 Tetorin”, ka shkruar Haraqija në Facebook.

Në tubimin hapes mungoi edhe familja Rugova, gjë që nuk ka ndodhur më herët, prandaj partia e Isa Mustafës duket se po humb elektorat tradicional.

Po ashtu edhe kundërshtarët e LDK-së ironizuan më sallën e LDK-së. Njëri ndër ta ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

“Ky është kapaciteti i LDK me e “mbushë” sallën 1 Tetori në Prishtinë, megjithëse i kanë mobilizuar të gjitha degët e Kosovës për këtë tubim”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/

Hapja e fushatës së LDK-së më 11 qershor

Hapja e fushatës së LDK-së më 11 qershor

Sot, 21 shtator

sotka1

Sot, 21 shtator