Pse kriza e eurozonës është vetëm një pjesë e luftës sonë të gjatë për paqe

Kriza e pafundme në eurozonë është duke arritur në majë të kokës, por kjo nuk do të thotë se punët me të do të kryhen në një të ardhme të afërt. Në ndërkohë, ajo pa dyshim ka precipituar sfidën më serioze ndaj idesë së Evropës së bashkuar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Opinion

13/07/2015 16:13

Monedha e përbashkët e cila ishte besuar se do ta shtyjë integrimin përpara, është bërë një burim i tendosjes që po kërcënon copëtimin e eurogrupit dhe pretendon ta dobësojë për vdekje vetë BE-në. Prandaj nuk është për tu habitur se shumë njerëz e shohin këtë, qoftë për mirë apo për të keq, si një luftë ekzistenciale për shpirtin e Evropës.

Çfarëdo që të ndodhë me Greqinë, mënyra e borxhit të saj ka luftuar gjatë pesë viteve të fundit dhe ka zbuluar cektësinë e çdo ndjenje të solidaritetit politik në gjithë kontinentin, duke kufizuar legjitimitetin e institucioneve politike të BE-së. Grekët ankohen për poshtërimin gjerman, derisa gjermanët për shthurjen greke, kurse francezët dhe italianët janë shtyrë nga shqetësimi se nëse del Greqia nga eurozona atëherë edhe ata mund të kenë radhën, derisa në gjithë Evropën Lindore njerëzit po pyesin se pse paratë e tyre do të duhej të shkonin në mbështetjen e standardit të jetesës në Athinë, që po vazhdon të mbetet disa shkallë më lartë sesa e tyre.

Dhe nga e gjithë kjo, vlen të kujtohet se e gjitha ka të bëjë pak a shumë me paratë, duke u siguruar që gjaku i jetëve të një ekonomie moderne kapitaliste të shkojë sipas planit, por vështirë se kjo mund të realizohet duke marrë parasysh frymëzimin apo fisnikërinë rreth luftimit të shpirtit të Evropës.

Megjithatë, nëse përpiqemi të marrim një pamje më të gjatë, viktima e parë e çdo krize është e qartë se do të jetë procesi i integrimit evropian që ka qenë gjithmonë i përcaktuar nga shumë kriza. Euroskeptikët të cilët në çdo kohë shohin vetëm kuq, flasin për atë se si “bashkimi gjithnjë e më i ngushtë” duhet të mbajë në mend frazën e luajtur për herë të parë në Traktatin e Romës, e cila ka funksionuar pak a shumë si një lloj mantre për të shmangur frymat e liga si një parim operativ. E vërteta është se procesi i integrimit kurrë nuk ka qenë i qetë, dhe rruga përpara është mbushur me skaje të vdekura që nga fillimi.

Shumica e historianëve datojnë origjinën e Tregut të Përbashkët në fillim të viteve të 50-ta, me krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut dhe konferencës së Mesinës në vitin 1955, duke rrëshqitur mbi fillimin e rremë të dekadës së kaluar. Agjencitë e kohës së luftës që kanë pasur për qëllim të kthehen në organe të planifikimit evropian, janë tharë si hardhi, dhe askush sot nuk e kujton Komitetin Evropian Këshillues, i formuar duke luftuar kundër Gjermanisë, dhe Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën, që dikur është dashur të kandidonte Evropën për trup të ri botëror, por që kurrë nuk shkoi përtej raporteve botuese. Por përpjekjet amerikane për ta bërë të njëjtën gjë, filloi me ambiciet e mëdha por përfundoi me miun e OECD. Këshilli i Evropës kurrë nuk jetoi deri tek pritjet, dhe përpjekja e parë serioze për të krijuar një ushtri evropiane, komunitetin evropian të mbrojtjes, dështuan aq keq sa që prej atëherë askush më nuk provoi ta bëjë atë.

Aspirata për “bashkim gjithnjë më të ngushtë’ krijoi një kuptim të caktuar në dekadat e pasluftës, kurse anëtarësimi ishte i vogël kishte shumë punë për të bërë në rrëzimin e barrierave për bashkëpunim ekonomik të ngritur gjatë viteve të 30-ta, që izolonte popujt dhe vendet edhe në vitet e 60-ta. Gjithashtu vlen të kujtohet se si në mënyrë më efikase tregu i përbashkët shërbeu për të rishpërndarë pasurinë më shumë se sa që BE-ja kishte bërë, derisa politikat e përbashkëta bujqësore në fonde të veçanta të riciklueshme rritën shpejtë zonat urbane dhe industriale, dhe zbutën rritjen e ndarjes së shtet-qytetit. Më vonë, fondet rajonale e bën të njëjtën gjë.

Dekada të presidencës Delors nga viti 1985, shkuan pa hapa të mëtejmë drejt integrimit të marrë relativisht me pak bujë. Këto përfshinin një shkallë më të gjerë të lëvizmërisë së punës dhe tregtisë së lirë, shkëmbimeve të intensifikuara arsimore, themelimi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe një rol më të madh për Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Është e vërtetë që miratimi i Traktatit të Maastricht u zhvillua në opozitën politike, por rezultatet e referendumit konfirmuan orientimin pro-evropian të publikut. Ka pasur shembuj të opozitës kombëtare, si armiqësia e Zvicrës për idenë e bashkimit që qoi qeverinë e saj drejt idesë për të hequr dorë nga perspektiva e anëtarësimit, derisa norvegjezët dy herë hodhën poshtë këtë ide. Por kishte më shumë mbizotërues se sa në këto vite nga numri i madh i vendeve që kërkonin pranimin.

Rezultati i zgjerimit të BE-së, ndoshta është arsyeja kryesore pse monedha e përbashkët ka dëshmuar sfida në mënyra të ndryshme të madhësisë për çdo të kaluar. Mos harroni se në themel të saj, tregu i përbashkët kishte vetëm gjashtë anëtarë. Kur Jacques Delors u bë president i Komisionit në vitin 1985, kishte vetëm 10 anëtarë, ndërsa në kohën kur u largua në vitin 1994, me një monedhë të vetme tashmë nën shqyrtim kishte 16 anëtarë, kurse një dekadë më vonë ishin 25.

Ky transformim vërtetë dramatikë ktheu BE-në për herë të parë në një trupë të vërtetë evropiane, e cila ishte gjithçka për të mirë. Por kjo rriti pabarazinë e pasurisë tek të gjithë anëtarët, dhe në të njëjtën kohë krijoi vendimmarrje më komplekse. Mbi të gjitha, kjo do të thoshte se monedha e propozuar e bashkimit nuk ishte thjeshtë për të sjellë më shumë ose më pak ekonomi të krahasueshme kombëtare, por për të mbrojtur stabilitetin financiar në gjithë kontinentin nga Lisbona në Rigë.

Nuk ekziston asnjë arsye e brendshme që kjo mos të funksiononte. Pabarazia e pasurisë rajonale në SHBA nuk është as më pak e as më shumë sesa në Evropë. Por dy gjëra ekzistojnë përtej Atlantikut që mungojnë në Evropë. Njëra është ndjenja e besnikërisë së përbashkët politike në sistemin federal, që do të thotë se të jesh amerikan është diçka, ndërsa të jesh evropian nuk diçka e madhe. Dhe e dyta që i kontribuon të parës, janë mekanizmat për rishpërndarjen e pasurisë dhe ndikimi në gjithë vendin si një e tërë.

Për fat të keq, arkitektët e euros nuk arritën të kuptojnë rëndësinë e faktorit. Ata menduan se euro do të ndihmonte në krijimin e një ndjenje të identitetit të përbashkët, dhe dështuan të shohin se monedha në mënyrë të lehtë dhe në rrethana të gabuara kërcënon ndarjen e BE-së. Dhe ata i kushtuan më shumë vëmendje çështjes së disiplinës fiskale sesa nevojës për riciklim të fondeve. Kriteret e Maastricht kufizuan qëllimin për strategjinë e stilit “keinezian”, për të luftuar recesionin duke ndaluar deficitin buxhetor mbi 3 për qind të GDP-së. Ky rregull u nderua në kundërshtim nga vendet e mëdha dhe të vogla, por ende sugjeroi se arkitektët e euros ishin të shqetësuar më shumë nga perspektiva e inflacionit dhe një monedhe të zhvlerësuar. Rregullat e tyre penalizuan përdorimin e disa nga armëve më efektive në çantën e veglave qeveritare për luftimin e papunësisë në një recesion.

Shenjat paralajmëruese ishin tashmë atje, në përvojën traumatike të shteteve baltike nga ish-republika sovjetike në vitet e para të krizës globale. Duke filluar nga një bazë shumë më e ulët sesa ajo e grekëve, letonezët dhe lituanezët ishin të vendosur ti bashkohen euros dhe ia arritën qëllimit. Por tani po paguajnë çmimin e rëndë në kursime. Pse pra, kriza greke ka dëshmuar më shumë vështirësi politike se sa që eurozona mund ta menaxhojë? Njëra prej arsyeve është se ata ishin në dijeni se Putin është pranë kufijve të tyre, dhe popujt baltik kështu u treguan të gatshëm të rregullojnë gjërat. Në të njëjtën kohë, në veçanti ekonomia e gjallë gjermane ka shërbyer si jastëk për emigracion.

Në Greqi shoku ishte më i madh, dëshira për ti vënë gjërat në rregull ishin të pakta. Derisa dikush është dashur të sjellë oportunizmin e dukshëm të politikanëve të vendit, të cilët për shumicën e kësaj periudhe humbën shansin ti vënë interesat e tyre partiake dhe ambiciet personale mbi nevojat e kombit të tyre.

Të ballafaquar me kundërshtimin grek, natyrisht se ana e diplomacisë së kreditorëve ka dalë gjithashtu të jetë thellësisht jo mbresëlënëse, duke zgjedhur afatet e shkurta që janë projektuar më shumë për të përmirësuar interesat e tyre financiare si dhe për të ndihmuar Greqinë të rikthehet në rrugë. Programi i masave shtrënguese ishte keq konceptuar, dhe dukshëm më shumë i kishte përkeqësuar më shumë se sa që duhej. Ekziston faj i mjaftueshëm për të shkuar përreth.

Kushdo që duhej fajësuar, është e qartë se pasojat për solidaritetin kontinental kanë qenë toksike. Sa më shumë që kriza të zvarritet aq më shumë do të gërryhet kultura politike e kontinentit, dhe kështu zbulohet thellësia e injorancës sonë për vendet dhe traditat tjera. Gazetarët lehtë kanë krijuar stereotipe, mbi atë se ku do të ishin gazetat pa nazistët ose kajzerin, ose për urtësinë greke apo zarbën? Derisa dembelia greke u takua me ngurtësinë prusiane, etika është bërë mjet i provincializmit.

Të ballafaquar me këto pasionet kombëtare në rritje, sfida e euros do të vazhdojë të ekzistojë qoftë edhe nëse arrihet një marrëveshje e arnuar me grekët, sepse edhe nëse euro mbijeton këtë do ta bëjë në një kontinent me tradita të ndryshme politike dhe ecuri ekonomike, që do të thotë se një sistem i rishpërndarjes nga suficiti në vende deficitare duhet të bëhet pjesë e kulturës.

Pyetja më e madhe dhe më e rëndësishme është ndikimi i krizës në të ardhmen e BE-së. Detyrimi i Greqisë për të dalë nga euro sigurisht se do të hidhe në pikëpyetje gjithë argumentin e pakthyeshmërisë. Por edhe nëse Greqia mbetet brenda, kriza do të qojë evropianët të mendojnë se tani është koha për një pauzë. Në zemër të projektit evropian ekziston një kundërthënie e thellë ndaj nacionalizmit. Teoricienët e shekullit të nëntëmbëdhjetë nuk kanë parë papajtueshmëri mes dashurisë për vendin dhe solidaritetit kombëtar. Por kjo ishte thënë para dy luftërave botërore. Etërit e shekullit të njëzetë të federalizmit si italiani Altiero Spinelli, kishin urrejtje të maskuar për ekseset e nacionalizmit, të cilat u lidhën me fashizmin dhe luftën.

Ne mund të kemi pak më shumë besim se sa kaq. Edhe pse votimi për Jo në referendumin grek ishte paraparë edhe në sondazhet e ndryshme, thuhej se kryeministri Aleksis Tsipras ka pranuar një votë për Evropën dhe madje edhe për anëtarësimin e vazhdueshëm të vetë euros. Dhe nëse është kështu, pas pesë viteve të depresionit që nga viti 1930, publiku grek ende njeh meritat e pjesëmarrjes në Evropë, sepse ne mund të jemi opinioni i sigurt publik në shumicën e vendeve tjera që përmbajnë një bërthamë solide të ndjenjave pro-evropiane. Kjo për shkak të arsyeve historike (kujtimet e luftërave botërore), gjeopolitike (frika e Rusisë dhe nënproduktit nga Lindja e Mesme), dhe gjithashtu për shkak se njerëzit mund të shohin problemet e vërteta që shtrihen përtej kapacitetit të shteteve të vetme për të luftuar, ngrohjen globale, konfliktet epidemike në Afrikë dhe Lindje të Mesme që gjenerojnë lëvizje jashtëzakonisht destabilizuese të njerëzve.

Por ne nuk duhet të shtyjmë gjërat shumë larg, që janë pikërisht ato çfarë euro u kishte bërë deri më tani. Për një gjë shpesh është paraqitur si pyetje e nënshkrimit të rregullave, ashtu siç bankierët qendrorë dhe jo përfaqësuesit e zgjedhur të vendeve anëtare, duhet të marrin vendimet themelore në çdo lloj konfederate demokratike. Për një tjetër, ka munguar çfarëdo rishpërndarësi ose dimensioni solidar.

Nëse BE-ja mëson nga kriza e eurozonës, dhe rreshton pas disa gjëra duke filluar nga iniciativat më të çekuilibruara dhe tepër ndërhyrëse, që në vetvete euro në mëshimin e saj aktual është bërë simbol, dhe kriza greke mund të dëshmoi se ka qenë vetëm një problem tjetër që shoqëron çdo eksperiment të madh politik. Por nëse euro drejtohet ashtu siç është drejtuar më parë, me ose pa Greqinë nuk do të mbetet pika kryesore. Monedha e vetme do të gjenerojë të njëjtin lloj të problemit me kalimin e kohës, dhe llojet e politikës që ajo mishëron do të dobësojë popullaritetin e idesë për një Evropë të bashkuar më tej.

(Marrë nga Theguardian – në shqip nga lajmi.net)