Pse Kosova ka kaq shumë lojtarë të mëdhenj? Përgjigjet Lorik Cana!

E përgjigjen se përse Kosova ka aq shumë talente, e jep kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Sport

23/04/2015 12:54

Kosova ka shumë lojtarë të mëdhenj, të cilët luajnë me sukses në Evropë. Cana, Behrami, Shaqiri, Xhaka, Januzaj etj, janë vetëm disa nga yjet që kanë dalë nga Kosova.

Disa prej tyre luajnë për vende të ndryshme të Evropës, e disa të tjerë për Shqipërinë, por ka prej tyre që tash po e zgjedhin Kosovën. Madje, Kombëtarja shqiptare mbahet nga lojtarët me prejardhje nga Kosova.

E përgjigjen se përse Kosova ka aq shumë talente, e jep Lorik Cana, në një intervistë për portalin ‘golalb.com’, përcjell Zëri.

“Për faktin se kanë emigruar shumë shpejt dhe kanë gjetur kushte shumë të mira në vendet e tyre. Sigurisht që talenti nuk u ka munguar”, ka thënë futbollisti gjakovar.