Pse kosi duhet të konsumohet rregullisht

Kosi është ushqimi që dietologët sugjerojnë se duhet konsumuar çdo ditë për shkak të vlerave të larta ushqyese. Kosi lufton më së miri gripin si dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Lifestyle

27/10/2016 17:06

Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit, është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut.

Nëse ndiheni me stomak të fryrë konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta.

Specialistët e dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit. Ai mund të shoqërohet me vitamina C, si fruta apo limon.