Pse kivi duhet ngrënë me gjithë lëkurë?

Shumica e frutave duhet të qërohen përpara se të konsumohen, por ka disa fruta që mjafton t’i lani dhe mund t’i hani me gjithë lëkurë.

Lifestyle

08/04/2018 12:08

Mund t’ju vijnë ndër mend fruta si molla pjeshka apo rrushi, por do të habiteni kur të mësoni se në këtë list përfshihet dhe kivi. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se lëkura e kivit duhet ngrënë pasi na siguron më shumë vitamina dhe vlera ushqyese sesa vetë tuli.

Lëkura e ashpër është problemi dhe arsyeja kryesore pse njerëzit e qërojnë këtë frut, por shkencëtarët pohojnë se ka disa mënyra si të pastroni pushin e lëkurës së kivit dhe më pas të përfitoni prej saj.

Cilat janë përfitimet e të ngrënit kivi me gjithë lëkurë ?
Kaliumi që gjendet me shumicë tek lëkura e kivit mund të rregullojë nivelin e hormoneve, presionin e gjakut dhe funksionin e enëve të gjakut

Kivi dhe lëkura e tij është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, flavonoids të cilat janë substanca kimike që gjenden tek frutat me ngjyra të gjalla dhe kanë veti anti-alergjike, anti-kancer dhe anti-inflamatore.

Lëkura e kivit mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E
Nëse ju duket e pamundur të hani lëkurën e kivit, mënyra më e mirë është që frutin ta shtrydhni me lëkurë. Epo nuk ju mbetet më asgjë tjetër veçse ta provoni një herë…