Pse ju dalin lot derisa jeni duke fjetur?

Të gjithëve na ka ndodhur që kur të zgjohemi nga gjumi të shohim se kemi nxerrur lot dhe asnjëherë nuk e kemi ditur se çfarë do të thotë kjo, por e gjitha ka një shpjegim.

Lifestyle

31/07/2016 00:46

Prodhimi i lotëve është një proces mjekësor i njohur si lakrimation, që për qëllim kryesor ka pastrimin e syve dhe është shumë normale.

Por, ekzistojnë disa kushte të cilat procesi bëhet i tepërt dhe në këtë mënyrë prodhohen lot të tepërt, e nëse ju e vëreni këtë gjë është mirë të këshilloheni me mjekun tuaj të syve.

Nëse kjo gjë ka filluar vonë tek ju, mund të jetë si pasojë e ndonjë infeksioni bakterial. Bakteria konjitive është ajo që shkakton këtë dukuri dhe syrin e kuq, transmeton lajmi.net

Shpesh ndodh që virusi prek vetëm njërin sy dhe pas kësaj ju urgjentisht duhet të shihni mjekun tuaj sepse bakteria përhapet shpejt edhe në syrin tjetër.

Një shkaktar tjetër mund të jetë edhe alergjia. Njerëzit janë alergjik në substanca të ndryshme dhe shpesh kjo nuk dihet nga ata, kështu që gjatë natës në jastëk mund të ketë pluhura apo ndonjë insekt i cili mund të shkaktoj lot të tepërt.

Lotët mund të shkaktohen edhe në raste të stresit ose nëse keni parë ndonjë ëndërr të frikshme gjatë natës dhe keni harruar në mëngjes.

Duhet të theksohet se ky është vetëm informacion i përgjithshëm dhe këshillimi profesional mjekësor është i domosdoshëm nëse ju ndodh./lajmi.net