Pse John Kerry nuk do të takohet me Ilir Metën?

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se përse ai nuk do të ketë një takim me të Meta tha fillimisht se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme për konfirmimin e marrëdhënieve me SHBA.

Lajme

11/02/2016 23:50

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar në Ora Neës vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhok Kerri në 14 shkurt në Tiranë.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se përse ai nuk do të ketë një takim me të Meta tha fillimisht se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme për konfirmimin e marrëdhënieve me SHBA.

“Kjo është një vizitë shumë pozitive që ishte parashikuar dhe më parë kur ai vizitoi Kosovën. Është shumë pozitive një vizitë e tillë. Është shumë pozitive që tani nuk është si dikur që vizita të këtij niveli ishin të rralla. Pa dyshim të gjitha vizitat e tilla janë një tregues i marrëdhënieve të qëndrueshme. Besoj se mesazhet që do të vijnë nga kjo vizitë do të jenë të rëndësishme për integrimin tonë” – tha Meta.

Duke qenë se Meta nuk iu përgjigj pyetjes gazetari Rakipi e pyeti sërish për mungesën e një takimi me të.

“Kjo është gjëja më e parëndësishme. Nuk është lajm nëse unë do të takohem apo jo me të. Sepse ai nuk është kryetar i kongresit. Sepse kam dëgjuar që kanë thënë se Merkel nuk donte të vinte në Shqipëri se nuk donte të takonte Metën. Ajo shkoi në Beograd dhe megjithëse ndenji 2 dutë nuk e takoi kryetarin e Parlamentit. Do të ishte ndryshe nëse do të vinte kryetari i Bundestagut.

Provicionalizma të tilla në politikë dhe në media duhet të marrin fund. Marrëdhëniet me të huajt janë tashmë të përcaktuara dhe më të rëndësishme se takimet janë mesazhet që jepen” – tha Meta. /lajmi.net