Pse iu asgjësuan ‘Euro Idë-s’ 20 tonë mish të gjedhit?

Pronari i kompanisë Euro Ida Anton Jupa thotë se disa herë ka importuar mish nga Belgjika.

Lajme

24/03/2018 18:57

Derisa në vitin 2016 këmbëngul që nuk kishte asnjë dërgesë që iu asgjësua, Jupa e pranon se në vitin 2017 kishte telashe me një ngarkesë. Kjo ngarkesë me mish, me rreth 20 mijë kilogramë, thotë se iu asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

“E kemi një import që në 2017-ën që na është asgjësuar  prej kompanisë Vanlommel”, ka thënë Jupa.

Sasia e mishit që i është asgjësuar kompanisë së tij sipas Jupajt nuk është e importuar nga kompania VEVIBA, por është nga kompania Vanlommel.

“Prej kësaj kompanie kemi importuar në total rreth 20 mijë kilogramë. Dhe këto AVUK-u i ka ndalu. Unë vetë kam kërkuar që të asgjësohet. Dhe ai mish është asgjësuar, nuk është shitur”, ka thënë Jupa.

Thotë se kompania ‘Vanlommel’ e kishte pranuar se është bërë një gabim gjatë ngarkimit të sasisë së mishit. Madje, Jupa thotë se kompania belge e ka kompensuar kompaninë “Euro Ida” për dëmin e shkaktuar.

KTV-ja kishte raportuar për asgjësimin e mishit në vitin 2017 që ishite importuar nga kompania belge, ‘Vanlommel’.