Pse i është lejuar skuadrës kineze të luaj nga edicioni i ri në Gjermani?

Federata e Futbollit të Kinës dhe ajo Gjermanisë kanë arritur marrëveshje që skuadra U20 e Kinës nga sezoni i ardhshëm të luaj në Ligën e Katërt të Gjermanisë.

Sport

22/06/2017 20:24

Skuadra U20 e Kinës do të luaj në ‘Sudwest’ (Jug-Perëndim) të Gjermanisë.

Të gjitha skuadrat e kësaj lige regjionale do të marrin nga 15 mijë euro për përballjen me skuadrën U20 të Kinës.

Kinezët janë duke u përgatitur për Lojërat Olimpike të vitit 2020 që mbahen në Tokio, dhe dëshirojnë ta rrisin sa më shumë që është e mundur cilësinë e ekipit të tyre.

Kuptohet se pavarësisht rezultateve, ekipi U20 i Kinës nuk do të bjerë e as inkuadrohet një ligë më lartë./Lajmi.net/