Pse Hillary Clinton zgjodhi kostum të kuq në debatin presidencial? (Foto/Video)

Derisa kandidatja demokrate, Hillary Clinton do përballej me republikanin Donald Trump, në debatin presidencial në Universitetin Hofstra, komentatorë të shumë zgjodhën për të diskutuar rreth asaj se çfarë do të vesh në këtë debat zonja Clinton.

Fun

27/09/2016 11:47

E kjo nuk është hera e parë që rrobat e kandidatëve presidencial marrin një kahje tjetër sa i përket cështjeve të tjera më të rëndësishme që duhet diskutuar, shkruan Sun Times, njofton Klan Kosova.

Derisa veshja nganjëherë është paraqitje e kulturës apo traditës dhe që shpesh mund të përcjellë mesazhe, është e padrejtë të flitet për stilin e Hillary Clinton e të mos përfshihet edhe veshja e kandidatit tjetër Donald Trump.

Në debatin e zhvilluar i cili u përcjell nga miliona shikues, Clinton u paraqit me një kostum të kuq të bukur. Por të gjithë filluan të flisnin për diçka të tillë duke kërkuar një përgjigje se çfarë ajo dëshironte të thoshte me një kostum të tillë në ngjyrë të kuqe, apo pse ajo vendosi për një palë rroba të tilla.

Hillary Clinton duke u munduar ti bind votuesit ta votojnë për presidente të SHBA-së

Ndoshta Clinton dëshironte të kishte ndikim duke veshur ngjyrat e parazgjedhura të kundërshtarëve të saj apo për të dhënë sinjal se është një mundëse. Por ndoshta zgjodhi ngjyrë të tillë për shkak të mundësive dhe dëshirës, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë veshja e Donald Trump, madje as nuk zuri vend në asnjë nga mediat apo raportimet deri më tani.

Zakonisht është e kuptueshme që diçka e tillë do të ndodhte, sepse gratë gjithnjë kritikohen për veshjet e tyre, pyeten e poashtu edhe bëhen objekt talljeje rreth zgjedhjeve të tyre që bëjnë.

Debati mes dy kandidatëve për president të SHBA-së u ndoq prej 100 milionë shikuesve

Askush nuk ka përmendur çështjen e Donald Trump , që kohë më parë ai kishte veshur kostume italiane Brioni, e që secila mund të kushtonte më shumë se 7 mijë dollar.

Prandaj sipas New York Times, është një standard i dyfishtë kur flitet për çështjen e burrave dhe grave të cilat janë figura publike. Ose përndryshe duhet të flitet për flokët e Donald Trump ose duhet të fitet për kostumet e Hillary Clinton.