Pse gratë pa eksperienca seksuale janë të prirura të dështojnë në martesë?

Keni menduar se pafajësia është një virtyt? Epo në fakt nuk është kështu sidomos kur vjen fjala te martesa.

Lifestyle

17/04/2017 01:23

Çdo grua në mënyrë që të jetë e lumtur me atë që ka duhet të marrë çfarë dëshiron edhe në dhomën e gjumit. Meshkujt në përgjithësi duan që gruaja e tyre e ardhshme të ketë përvojë të dobët seksuale, shkruan blitz.al. Ajo që ata nuk dinë është se nëse martohen me një grua që ka pasur të paktën dy partnerë me shumë mundësi një ditë do të divorcohen.

Divorcet në botë janë shtuar dhe mendohet se një faktor shumë i rëndësishëm dhe që absolutisht ndikon në rritjen e këtyre statistikave është pikërisht mospërputhja seksuale. Gratë që kanë pasur shumë pak partnerë kanë martesa të dështuara.

Një nga personat që është marrë me këtë studim ka shpjeguar se gjithsecili duhet të ketë parasysh disa gjëra përpara se të vendosë se kë dëshiron të ketë në krah për gjithë jetën.

– Është e nevojshme që njerëzit të argëtohen dhe eksperimentojnë para se të marrin një vendim të tillë. Njerëzit pa përvojë ende nuk e dinë çfarë duan në dhomën e gjumit.

-Pasiguria çon në pakënaqësi dhe pakënaqësia në divorc.

Studimi vlen për vëzhgimin e aktivitetit seksual të grave para martesës, marrëdhëniet e tyre seksuale në martesë dhe në statistikat e kohëzgjatjes së martesës

Gratë me më pak se dy përvoja seksuale para martesës kanë më shumë gjasa për t’u divorcuar për dy arsye: do të kërkojnë kënaqësinë jashtë martesës ose do të humbasin interes në seks, çfarë çon  në përfundimin e martesës.