Pse grabitjet në Rinas bëhen gjithnjë ditën e enjte? Ja shpjegimi

Të tjera detaje interesante janë bërë të ditura lidhur me grabitjen e ndodhur ditën e sotme në Rinas. Nga studio e emisionit “Opinion”, gazetari Flamur Vezaj bëri një analogji mes grabitjes së sotme dhe të një ngjarje të ngjashme të ndodhur në Dhjetor të vitit 2015, po në Rinas.

Lajme

09/02/2017 22:37

Gazetari Vezaj tha se nuk hidhet poshtë pista e hetimit, që të njëjtët autorë të kenë kryer që të dyja grabitjet. Madje ai theksoi se çuditërisht jo vetëm skema dhe aksi rrugor është i njëjtë në të dyja rastet, por edhe vendi ku është zgjedhur të digjen dy automjetet, janë shumë pranë njëra-tjetrës.

Një tjetër e dhënë interesante është se të dyja grabitjet kanë ndodhur ditën e enjte.

Këtë fakt e shpjegoi Drejtori i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Leka, i cili tha se çdo të enjte bankat lëvizin vlerat monetare jashtë vendit.