Pse Google ju kërkon që të konfirmoni se nuk jeni një robot?

Mos u befasoni herën tjetër kur provoni të qaseni në një webfaqe, dhe në vend se të ju kërkojë që të ri-shkruani një seri të numrave dhe shkronjave, juve ju kërkohet thjeshtë që të konfirmoni në një kuti se “nuk jeni një robot”.

Auto & Tek

03/12/2014 17:04

Është një përsëritje e luftës së vazhdueshme në mes të hakerëve dhe shkencëtarëve kompjuterik. Në këtë raund, shkencëtarët fituan.

Këto kombinime numrash dhe shkronjash që janë të vështirë për tu lexuar quhen “CAPTCHA”. Ky emër është një shkurtesë e “Testit Publik Plotësisht Provues për t’i ndarë Njerëzit dhe Kompjuterët”, transmeton Lajmi.net.

Kompjuterët nuk është se janë krijuar të atillë që janë në gjendje për t’i lexuar ato, por njerëzit po. Testimi nga hulumtuesit në Google gjeti se me përparimet në programet e inteligjencës artificiale është e mundur që një kompjuter të lexojë edhe gjëra më komplekse, tekst të shtrembëruar me një saktësi prej 99.8%, tha Vinay Shet, menaxher i këtij produkti në projektin CAPTCHA të Google.

Por, studiuesit e Google thanë se, nëse kompjuterët po bëhen aq të mirë sa që lehtë po i lexojnë këto tekste, ata ndoshta janë duke u bërë të mirë edhe në gjëra të tjera.

Rreth 18 muaj më parë, Google filloi të punojë në një motor të avancuar të analizave të rrezikut që mund të kuptojë se kush – apo çfarë – është prapa përpjekjes për të lexuar atë që shfaqet në kutinë e CAPTCHA, transmeton Lajmi.net.

Hulumtuesit shikuan në një mori shkaktarësh. Ata përfshinë atë se nga çfarë webfaqe personi kishte ardhur, ku kishte shkuar miu i tyre në ekran, sa kohë lëvizi, sa i qëndrueshëm ishte dhe të tjera çështje që Google nuk dëshiron t’i zbulojë.

Në vetëm disa sekonda programi mund të qëllonte në mënyrë të saktë se kush ishte duke e bërë përpjekjen, njeriu apo boti, tha Shet.

Sistemi i ri nuk punon për të gjithë, por për një pjesë të konsiderushme të përdoruesve, që do të thotë se ata duhet vetëm të klikojnë “unë nuk jam një robot” në kuti dhe të vazhdojnë punën e tyre, transmeton Lajmi.net.

Google do ta lansojë edhe një sistem më miqësor të CAPTCHA për celularë.