Pse foshnjet nuk qajnë më kur përqafojnë nënën e tyre?

Misteri se pse foshnjet pushojnë së qari kur kapen nga nëna është zbuluar së fundi nga shkencëtarët japonezë.

Lifestyle

07/08/2014 21:35

Hulumtimi i ri nxjerr në pah jo vetëm konfirmimin së foshnjat relaksohen tej mase kur kapen në krahë nga nënat e tyre por edhe pushojnë së qari kur afrohen fizikisht me nënat e tyre.

Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se kur kapen dhe afrohen nga prindërit e tyre, foshnjëve u ngadalësohet rrahja e zemrës dhe ata automatikisht relaksohen.

Por ky proces dhe relacion foshnje-prindër nuk ndodh dhe nuk është proces aq i thjeshtë.

Përgjigjja në kujdesin e nënës ndaj fëmijës ndodh si një proces i koordinuar i përcjellur edhe me procesin e sistemit nervor dhe rregullacionet kardiake.

Studimi mund të ndihmojë prindërit të cilët kanë vështirësi në gjetjen apo përafrimin më foshnjat e tyre në mënyra të ndryshme thonë shkencëtarët.

Afërsia e nënës me foshnjën është mit në vete. Por në bazë të këtij studimi shkencëtarët kanë thënë se reagimi i këtillë i foshnjave dhe me afrimin dhe pjesëmarrjen edhe të babait në kujdesin ndaj fëmijës mund ta zvogëlojë barrën e nënës që nëpër kohë ka qenë akteri kryesor në përcjelljen dhe kujdesin e fëmijës gjatë gjithë kohës thotë, hulumtuesi i përfshirë në studim Dr. Kumi Kuroda nga Instituti i shkencave “Brain Riken” në Japoni.

Qetësimi i foshnjave dhe siguria e tyre që në lindje lidhet ngushtë me shqisën e të prekurit dhe aftësisë së perceptimit të lëvizjes së trupit.

Edhe pse studimi si i tillë është bërë edhe tek gjitarët e tjerë si luanët,ketrat duke mos lënë anash edhe minjtë funksionimi i qetësimit tek të vegjlit e tyre ka qenë përafërsisht i njëjtë, çka jep të kuptojmë se ky hulumtim mund të jetë krucial për prindërit si për nënën ashtu edhe për babanë që ta kuptojnë më mirë procesin e rritjes sa më mirë të fëmijës së tyre.