“Pse flamuri i Kosovës po vendoset në terr, nga kush po frikësoheni?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë disa pyetje në lidhje me vendosjen e flamurit shtetëror në hyrje të Prishtinës, i cili është vendosur vetëm para pak minutave.

Lajme

13/02/2018 20:00

Musliu ka përmes llogarisë së saj në Facebook ka pyetur se përse flamuri i Kosovës po vendosët nëpër terr.

“Pse Flamuri i Kosovës po vendoset nëpër terr? Nga kush po frikoheni? Kemi apo nuk kemi Shtet?”, ka shkruar Musliu.

Vendosja e flamurit ishte paraparë të bëhej gjatë ditës deri në ora 16.00 megjithatë kjo nuk ka ndodhur deri më tani kur ora shënon 19.00.

Rreth vendimit për largimin e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës, foli sot edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.