Pse FFK-ja ende nuk ka marrë vendim për dënimin e Ismet Munishit. Ja çfarë pati bërë? (Video)

Trajneri i Dritës, Ismet Munishi ishte përjashtuar më 1 dhjetor  nga gjyqtari kryesor Besfort Kasumi në ndeshjen Drita - Besa.

Sport

11/02/2017 16:59

Munishi pati shpërthyer pas një vendimi të anësorit, ndërsa nuk i kurseu fjalët e ndyta për të.

Ai tentoi edhe t’i qëroi hesapet me anësorin por u ndalua nga kryesori Besfort Kasumi.

Gjatë daljes nga fusha, Munishi disa herë fyeu në mënyrën më të keqe të mundshme gjyqtarët e ndeshjes, por edhe i kërcënoi ata.

Mirëpo edhe pse një përjashtim i tillë, ato sharje e fyerje, do të duheshin të dënoheshin nga komisioni disiplinor i FFK-së, tash e dy muaj nuk ka asnjë vendim, shkruan lajmi.net.

Në faqen zyrtare të FFK-së, aty ku edhe shpallen të gjitha vendimet, nuk ekziston një i tillë për Munishin gjaknxehtë.

Mbetet të shihet nëse FFK do të reagojë para fillimit të kampionatit dhe të merr masa për Munishin i cili nuk është hera e parë që fyen gjyqtarët.

Më poshtë keni kronikën ku dëgjohet qartë Munishi duke fyer dhe kërcënuar gjyqtarët e ndeshjes. /Lajmi.net/

YouTube player