Pse femrat ndjejnë më shumë dhimbje pas ndarjes?

Lotët dhe zemërimi përbëjnë fotografinë klasike të një femre që kalon nëpër një ndarje.

Lifestyle

06/08/2015 12:09

Shkencëtarët besojnë se femrat vuajnë më shumë emocionalisht se sa meshkujt kur një marrëdhënie merr fund.

Pasi të lihen, femrat kanë më shumë gjasa që të zemërohen, shqetësohen, qajnë dhe të shtojnë më shumë peshë se sa meshkujt, kanë gjetur hulumtuesit.

Por, ato kanë mbështetje më të madhe nga familja dhe miqtë në këtë kohë, që i ndihmon ato që të vazhdojnë përpara, transmeton Lajmi.net.

Meshkujt në anën tjetër nuk arrijnë kurrë në këtë pikë dhe vetëm ‘bëjnë paqe’ me vetveten dhe të qenurit beqar përsëri – edhe pse për ta pakënqësia mund të zgjasë me vite.

Hulumtuesit në SHBA thonë se ky dallim është shkak i biologjisë, me femrat të cilat lëndohen më shumë për shkak që shkojnë me personin e gabuar – veçanërisht nëse ato shpresojnë të kenë një familje – por shërohen më mirë kur ato i hapin ndjenjat e tyre.

Shkencëtarët anketuan disa njerëz dhe gjetën se femrat vuajnë dhe kanë ankth emocional më shumë dhe më gjatë se sa meshkujt. Ato gjithashtu u gjet se vuajnë më shumë fizikisht, pasi raportuan më shumë zemërim, ankth dhe frikë – edhe pse meshkujt kishin gjasa që më shumë të binin në depresion dhe të humbnin fokusin.

Femrat në përgjithësi janë të prira për të bërë më shumë panik, për të vuajtur për gjumë dhe për të gjetur ngushëllim në ushqim, kështu duke pasur më shumë gjasa që të shtojnë edhe peshë më shumë se meshkujt gjatë një ndarje.

Meshkujt në anën tjetër bëjnë paqe me vetveten dhe nuk i hapin ndjenjat dhe nuk e tregojnë dhimbjen e tyre. (Lajmi.net)